Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen rëndë dy të rinj

25 Tetor 2021, 19:17| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 20:10

  • Share

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi automjeti me drejtues shtetasin M.K, me të cilin udhëtonin doli nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi M.K., 21 vjeç dhe pasagjeri në  automjet shtetasi F.P., 16 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

'Rreth orës 18:55, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të një restoranti , drejtuesi i mjetit tip "Volksëagen" shtetasi M.K., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi M.K., 21 vjeç dhe pasagjeri në  automjet shtetasi F.P., 16 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?