Kronikë

Makina del nga rruga në Sarandë, dëmtohet në kokë i mituri! Dërgohet me helikopter drejt Tiranës

15 Maj 2021, 14:33| Përditesimi: 15 Maj 2021, 14:48

  • Share

Një aksident me plagosjen e një 14-vjeçari ka ndodhur në aksin Ksamil-Sarandë. I mituri ishte pasagjer në makinën tip Benz që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

I plagosur ka mbetur R.P, 14 vjeç, banues në Ksamil , i cili ka marrë fraktura në kokë. Kjo ka bërë që i mituri të dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga aksidenti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?