Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Shmanget djegia totale, pamje nga aksioni i zjarrfikëses

18 Janar 2022, 08:36| Përditesimi: 18 Janar 2022, 08:51

  • Share

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen '10 korriku' në Vlorë.

Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Report Tv ka siguruar edhe pamje nga aksioni i zjarrfikëses që ka shmangur djegien totale të mjetit tip ‘Golf 4’.

Siç shihet në pamjet e siguruara, mjeti ka qenë i parkuar dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?