Kronikë

Makina përplas biçikletën në Durrës, plagoset 74-vjeçari

17 Korrik, 09:44| Përditesimi: 17 Korrik, 10:30

  • Share

Durrës- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit, në rrugën "Anastas Durrsaku". Një makinë tip ‘Audi’ ka përplasur një 74-të vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi makinës, 22-vjeç është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

"Rreth orës 09:30, në rrugën "Anastas Durrsaku", në lagjen nr. 1, automjeti me drejtues shtetasin I. B., 22 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Gj., 74 vjeç.

Shtetasi S. Gj. ndodhet në kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

22-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat e këtij aksidenti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • albpost: 17/07/2025 17:52

    Robi i huaj eshte duke nderruar jete ne spital keta shkruajne jashte rrezikut per jeten kot

    Përgjigju
  • Rus: 17/07/2025 12:31

    Po edhe në Shkodë nëtë njejten orë ka ndodhur e njejta gjo si në Durrës po policia hajdute nuk e japin si lajm kushedi kush mshehet pas këtij aksideti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?