Makina përplaset me autobusin, humbin jetën tragjikisht 5 të rinj të moshës nga 17-22 vjeç në Itali (FOTO)

23 Janar 2022, 08:33| Përditesimi: 23 Janar 2022, 08:47

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali në orët e vona të mbrëmjes në Rezzato, qytet në provincën e Brescias. Një makinë dhe një autobus janë përplasur, dhe për pasojë pesë të rinj kanë humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes nga përplasja tragjike.

Sipas të dhënave paraprake të hetimeve, makina ku udhëtonin të rinjtë ka qenë në korsinë e gabuar dhe i ka dalë para autobusit, i cili po vinte në drejtim të kundërt. I plagosur lehtë shoferi i autobusit, tha se u gjend përpara makinës dhe nuk mundi të shmangte përplasjen. “Nuk kam mundur t'i shmang ato”.- ka thënë ai.

Viktimat ishin nga mosha 17-22 vjeç. Dennis Guerra , 20 vjeç nga Sabbio Chiese, El Harram Imad , gjithashtu 20 vjeç, nga Preseglie ; Natiq Imad , 20 vjeç, nga Pertica Bassa; Natiq Salà , 22 vjeç, nga Vestone dhe Irene Sala , 17 vjeç.

Zjarrfikësit punuam gjatë për të nxjerrë trupat e të pestëve nga makina plotësisht e thërrmuar. Për këtë arsye rruga provinciale 45 ka qëndruar e mbyllur për qarkullim gjatë gjithë natës. 

Pamje nga aksidenti

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?