KORÇË - Një 35-vjeçar me iniciale E.S. ka mbetur i plagosur pas përplasjes së automjetit tip Honday me një trajler që drejtohej nga B.Z., rreth 40 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë, ndërkohë që mësohet se i plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia njofton se 'grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit'.
Komento