COVID-19 nuk ndal as aksidentet e frikshme automobilistike. Report TV siguron videon ekskluzive nga aksidenti i regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Vaso Pasha” në zonën e ish bllokut ku fatmirësisht ku fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Këto pamje të aksidentit bëhen edhe më të frikshme nëse nuk do të ishte karantina dhe në këtë orar lëvizjet e njerëzve do të ishin normale.
Teksa vitet kalojnë ky kryqëzim në rrugën ‘Vaso Pasha’ në zonën e ish bllokut me rrugën “Nikoll Tupe” vijon të mbetet sërish problematik ku të vetmja gjë që ndryshon janë mjetet dhe shoferët e përfshirë në aksident, skema dhe dinamika është e njëjtë. E gjithë kjo situatë vjen për shkak të fushëpamjes së kufizuar pasi në të dy kahet e rrugës parkohen makina.
Siç shihet në Report Tv disponon, nga ky aksident e kanë pësuar dhe një tjetër automjet dhe një motoçikletë që qëndronin të parkuara në atë zonë. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Volvo” është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës, por nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Makina e përfshira në aksident
Nga video e siguruar nga Report TV të aksidentit të frikshëm të regjistruar në orën 12:44 minuta të paradites së kësaj të marte në kryqëzimin e rrugës “Vaso Pasha” vihet re se një makinë po dilte nga rruga “Nikoll Tupe” duke i prerë rrugën një mjeti tjetër që vinte nga rruga “Vaso Pasha” me një shpejtësi skëterre siç duket dhe nga pamjet .
Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në ambientet e një dyqani. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka patur të lënduar nga aksidenti por vetëm dëme materiale.
Ky kryqëzim i rrugës “Vaso Pasho” me rrugën “Nikoll Tupe” është një pikë burim aksidentesh pasi dhe më parë Report TV ka transmetuar videot ekskluzive të aksidenteve të frikshme të regjistruara ku fatkeqësisht janë përfshirë dhe kalimtar të rastit duke e kthyer kështu këtë aks në një tmerr për shoferët.
Foto nga aksidenti në ish-Bllok
Brenda qytetit te tilla shpejtesi jane te zakonshme qe dhe policia rrugore nuk i stabilizon dot ka ardhur koha per radare elekronik qe per kondravajte nuk falin kushdo qofte qe shkel rregullat e qarkullimit
PërgjigjuJa rregullon eksperti shpejtesine djalit. Gjithmon ne te tilla raste faji i mbetet atij qe ska faj.
PërgjigjuGjynaf qe ska vdek. Ai me shpejtesi duhet te kishte vdek. Me mir nje IDIOT me pak.
PërgjigjuS kane faj se makinat ja kane blere prinderit.
PërgjigjuO njerez po shyqyr qe EDI RAMA ka (berë beri) autostrada , c’ne kjo shpejtësia Brenda ne Qytet .
PërgjigjuMalina Volvo ngjyre gri ka fajin, e cila nuk ka respektuar as shpejtesine, as ndalimin ne kryqezim te kontrolloje rrugen dhe as rrwgullin e krahut te djathte qe sherben per keto raste dhe qe e meson ne autoshkolle. Po person qe drejtonte mjetin Volvo ngjyre gri qenka shef krimesh dhe makinen e ka edhe me targa fallco. Ky eshte shteti Jon, e Mesa Mora vesh po fajesojne drejtuesin e mjetit tjeter
PërgjigjuO bedmir suma po kush i ka pa hajrin ksaj katastrofe ? Po dhe vëndet më të pasura të Ruzullit Toksor po kan probleme. Apo vetëm pargia jote rëmpall pd sdo kishte probleme o besmir suma. Se i fuste njē tok e xanme e marote puna besmir suma.
PërgjigjuKu po shkonte ai me shpejtesi plumbi.
PërgjigjuTu I hik coronavirusit or tai
Makina me ngjyre te hapur e ka fajin,n.q.se nuk ka pasur semafor,shpejtesi shume e madhe per bllok.
PërgjigjuCopa-copa dhe jo copash. Fjalen copash e perdorin fshataret!
Përgjigjuzoti Kafsh Pylli, jeni superstari i shqiptares pik kom. rrespekt i larte e mirnjohje nga zelanda e re.
Po pse i manipuloni sondazhet ore sahanlepires. Po c’a mjafton kur smerr realisht asgje as nje nevojtar. Ekonomia ka prek fundin. Bisneset po falimentojne me radhe. Ju i krehni bishtin qeveriut. Turp. Media e keqperdorur
PërgjigjuO Besmir trimi, rrumpallist PDist. Pa me thuaj ne cilin vend te botes ekonomia nuk eshte ne krize. Si e zgjidhni je rrumpallistet? Duke shtypur para?
Kshu esht Kur patentat blehen
Përgjigjukshu eshte kur jeta ska vlere doje te thoje, se patenten heret apo vone e merr kushdo