Sali Berisha

Makthi i Berishës nga Haga

12 Nëntor 2020, 20:38| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 20:41

  • Share

Sali Berisha duket që është në hall dhe po shfaqet përnat në ekrane televizionesh duke u bërë si ekspert i Hagës për krimet e UCK. Dhe nuk më duket se ka ndonjë gjë me UCK, më shumë se sa ka një ndjenjë paniku se cka bërë vet në raport me UCK.

Kur flet për vrasjet politike në Kosovë, Berisha akuzon Hashim Thacin se është përgjegjës për vrasjet e kundërshtarve politikë në Kosovë dhe duhet të dënohet në Hagë. Në fakt pioneri i vrasjeve politike është vet Berisha. Ai është autor i vrasjes së një prej veprimtarëve fillestarë të UCK, Remzi Hoxha, nën akuzën se ka dash të vriste Sali Berishën. Këtë motiv që është më reali, ai e ka pohuar vet në daljen e tij të fundit. Që vrasjet politike në Kosovë kanë qenë eleminime poltike nuk do shumë mend.

Por Sali Berisha ka bërë vrasje zyrtare politike, për llogari të vet, përmes SHIK ndaj një veprimtari të UCK dhe jo vetëm që ka mbrojtur deri në fund egzekutorët duke i mbajtur në pozita në pushtet, ndërkohë që gjykata i dënonte si vrasës, por nuk është hetuar kurrë edhe pse ka dëshmi se ai ishte njeriu që drejtoi operacionin për këtë vrasje. Pra ai lehtë mund të “krenohet” se e ka trajtuar UCK si terroiste para Miloshevicit, duke eleminuar një prej krerëve të saj në Shqipëri. Por problemi ëhstë se kjo është vrasje poltike dhe ai duhet ta ketë vendin në burg.

Një tjetër rast është ai i Ramush Haradinaj. Në përpjekje për të kthyer hasmin e shtëpisë së vet, familjen Haklaj,  nga Suedia në Shqipëri në vitin 2008, Sali Berisha u ka dërguar autoriteteve suedeze një letër zyrtare, ku deklaron se  Ramush Hardinaj, ka ndihmuar familjen Haklaj të arratiset nga Shqipëria në Suedi. Dhe argumenti që Haklajt duheshin kthyer, ishte se ndërkohë Haradinaj po gjykohej për krime lufte në Hagë.

Ky detaj ilustron gjithë filozofinë e Sali Berishës në qëndrimet e tij ndaj UCK. Në rastin konkret UCK i duhej kriminale, dhe Ramush Haradinaj kriminel lufte, pasi përmes kësaj ai mund të dëmtonte hasmin e vet. Dhe nuk ka nguruar ta quaj Hardinaj kriminelë në dokumenta zyrtare.

Më pas në konfliktet e tij me Hashim Thacin një vit më parë, kur i duhej alenca me Haradinaj, ai i ndante këta të dy, Hashim Thacin e quante kriminel dhe të shitur tek Serbia, kur Ramushin e quante patriot që ka luftuar për Kosovën.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në vitin 1998. Në një takim me disa anëtarë të Senatit në Francë në Qershir të vitit 1998, Berisha e quan UCK një fraksion marksist që mund të shkaktoj turbullira, ndërkohë po në të njëjtën kohë lavdërohet se kulla e fisit të tij në Vicidol, ishte bazë e UCK dhe kjo ilustron faktin që ai ishte patriot. Problemi i vetëm që ka në këtë gënjeshtër, është se ai akoma nuk shkon dot tek kulla e tij.

Tani së fundmi ka dhe një alarm shtesë. Dy dhëndurrët e tij, ai i shtëpisë dhe ai i partisë, janë të implikuar në përpilim faktesh të rreme rreth egzistencës së “Shtëpisë së Verdhë” në Shqipëri, ku gjoja ishin bërë transplante organesh nga UCK. Ky supozim coi në ngritjen e Gjykatës Speciale.

Shqipëria kishte mundësi në atë kohë ta hidhte poshte me prova dh eme hetim të menjherëshëm këtë gjë, pasi Berisha ishte në pushtet. Problemi është, se sipas zyratrëve të asaj kohe, ekipi i Dick Martyn erdhi në Tiranë, me një dosje që e kishte hartuar Lulzim Basha, i cili në atë kihë ishte ndërkohë Ministër i Jashtëm.

Që të hidhte poshtë akuzat SHqipëria, duhet të shkarkonte Lulzim Bashën. Kështu që Berisha mes Kosovës dhe Luzlim Bashës, mbrojti këtë të fundit dhe vajzën e tij. Vajzës nuk i vë shumë faj se ka gjyshen serbe, dhe ka mbrojtur dajat e vet, por puna ishte se për të mos shkarkuar Lulzim Bashën, Berisha pranoi shpikjen e “Shtëpisë së Verdhë” nga serbët dhe bëri sikur do ta hetonte. Asnjë letër nuk ka shteti shqiptar për ta hedhur poshtë këtë akuzë në atë kokë dhe ky është shërbimi real që Berisha i ka bërë Serbisë. Dhe arsyeja është se ose do hidhte poshtë akuzat, dhe do hidhte poshtë Lulzim Bashën bashkë me to, ose do ngrinte dorën. Ndriti dorën!

Sot kur e shikoj të panikosur nga Tribunali i Hagës e kuptoj pse është ngritur nga varri të mbrojë të vdekurit dhe të shaj gjallët. 

Në fakt ai ka vetëm një hall të përbashkët me serbët në këtë histori. Ai ka vrarë me urdhër të tij një veprimtarë fillestar të UCK dhe nuk ka pranuar kurrë të zbardhet ky krim. Eshtë vrasësi i Remzi Hoxhës. Dhe ky Gjyqi i Hagës i duket si troktije në derë të vet. Ndaj del cdo datë si ata që pa i pyetur njeri bërtasin “Ky është vrasësi, ky është vrasësi”.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 12/11/2020 23:27

    Berish ro.. ku ti kesh vrasrs e tradhtar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?