Maliq/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren, lihet në burg 59-vjeçari

13 Nëntor 2023, 10:37| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 14:51

  • Share

Gjykata e Korçës ka lënë në burg, Anesti Salën, të akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare në Pojan.

Anesti Sala ka mohuar në sallën e gjyqit se ka ngacmuar 12 vjeçaren. Ai është shprehur para trupit gjykues që nuk e njeh këtë familje.

59-vjeçari ka deklaruar se është ndeshur me to në një moment të vetëm, kur kanë pasur një debat që sipas tij edhe ky debat është zhvilluar në gjendje të dehur. Konflikti shton ai, ka qenë me gjyshen e vajzës.

Ndërkohë e shprehur për mediat gjyshja e 12 vjeçares ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59 vjeçarin, por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tralala zura nje gale: 17/11/2023 08:55

    Te kesh frike nga pleqte sepse jane bere me te rrezikshem se te rinjte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?