Maliq, po pastronte armën e gjahut, vritet aksidentalisht 45-vjeçari në fshatin Zëmblak

19 Maj, 20:27| Përditesimi: 19 Maj, 21:40

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zëmblak të Maliqit.

Sipas informacioneve T.M, 45-vjeç, ka humbur jetën aksidentalisht, pasi duke pastruar armën e zjarrit të tipit çifte, dyshohet se ka qëlluar veten.

Ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat.

'Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Lajm në përditësim...

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?