Kronikë

Mallakastër/ Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Belishovë, shkrumbohen sipërfaqe me shkurre dhe pisha

18 Korrik, 20:21| Përditesimi: 18 Korrik, 21:04

  • Share

 

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastër. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte duke shkrumbuar dhjetra hektarë.

Shërbimet zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga mjetet e ushtrisë po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor për të bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat të favorizuara nga era janë përhapur në drejtime tę ndryshme duke dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë, vatrat e zjsrrit janë ende aktive edhe në kodrat e Gorishovës, por me intensitet të ulët.


Lajmi kryesor:

Zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Reshjet e shiut ndihmojnë në shuarjen e disa vatrave! Ka aktive, por me intensitet të ulët


S.B/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?