Ndeshje emocionuese në "Etihad Stadium". Manchester City dhe Tottenham barazuan 3-3 për javën e 14-të në Premier League. Dueli i kishte të gjitha, me skuadrat që në fund ndanë nga një pikë dhe e bënë renditjen më interesante. Son zhbllokoi ndeshjen duke kaluar Spurs në epërsi, ndërsa po koreano-jugori barazoi shifrat pasi shënoi në portën e tij në minutën e nëntë. Foden më pas në të 31' shënoi për epërinë e "Qytetarëve".
Në fraksionin e dytë Lo Celso barazoi në minutën e 69, ndërsa fundi ishte emocionues. Grealish kaloi Cityn në epërsi në minutën e 81, ndërsa duhej Kulusevski që në të 90 minutë të barazonte duelin. Me 30 pikë City mban vendin e tretë, tri pikë më pak se Arsenali dhe një më pak se Liverpool. Spurs me 27 pikë merr vendin e pestë, teksa pas tre humbjeve ia del të sigurojë një sukses edhe pse minimal.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Liverpool të bën 'me zemër', përmbys ndeshjen mes shtatë golave! Chelsea tri pikë me Brojën e gjakosur në fushë, City barazon 3-3 ndaj Tottenham
S.Dh/ReportTv.al