Scott Carson nxirret jashtë nga sigurimi

Man. City përjashton lojtarin nga festa e titullit, u përfshi në përleshje

20 Maj, 16:00| Përditesimi: 20 Maj, 16:04

  • Share

Portieri i tretë i Manchester Cityt, 38 -vjeçari Scott Carson është përjashtuar nga festa e titullit të 10-të kampion të skuadrës së tij. Për shkak se u përfshi në një përleshje, gardianin veteran u detyruan ta përzinin nga ambienti i festës në orën katërt të mëngjesit të sotëm.

"Daily Mail" duke iu referuar "SplashNews.com" bën me dije se Carson u pa të shoqërohej nga sigurimi jashtë ambienteve të restorantit grek Fenix, ku lojtarët e Cityt po festonin.

Për shkak se ai u përlesh me një shok të skuadrës, drejtuesit kanë marrë vendimin për një gjë të tillë. Carson për të pestin sezon është portieri i tretë i Man. City.

Festa e titullit të katërt radhazi përfshinte lojtarët me partneret e tyre, stafin dhe drejtuesit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?