Premier League në Angli është në raundin e nëntë. Kjo e diel sportive në ishull nisi në orën 15:00 me tre takime. Te tri pikët dolën Chelsea, Uest Ham dhe Crystal Palace. Ndërkohë disfata për Manchester United dhe Tottenham. Sfida më e rëndësishme, ajo mes Arsenalit dhe Liverpoolit u mbyll 2-2. Pas këtyre rezultateve është Manchester City që i gëzohet kreut të Premier League.
Dueli më i rëndësishëm i raundit të nëntë në Premier League u zhvillua në "Emirates", aty ku Arsenal dhe Liverpool barazuan 2-2. Me këtë rezultat të kuqtë e Arne Slot humbasin kreun e tabelës që tanimë mbahet nga Manchester City. Saka dhe Merino shënuan për "Topçinjtë", ndërsa Liverpool barazoi dy herë me van Dijk dhe Salah.
Në "London Stadium" ishte Uest Ham që fitoi 2-1 kundër Manchester United. Summerville dhe Bouen (penallti) shënuan për vendasit, ndërsa Casemiro barazoi përkohësisht për United. Skuadra e ten Hag është në një gjendje katastrofike sa i takon rezultateve, me trajnerin që rrezikon shkarkimin.
Në "Stamford Bridge" Chelsea fitoi 2-1 kundër Neucastle. Jackson dhe Palmer shënuan për vendasit, ndërsa barazimi i përkohshëm u vendos nga Isak. Ndërkohë, në sfidën e tretë të Londrës skuadra e Crystal Palace befasoi 1-0 Tottenhamin me golin e Mateta.
E veçantë në Premier League pasi të katërta ndeshjet e sotme u zhvilluan në Londër.
Premier League, raundi 9-të:
E diel, 27 tetor 2024
15:00
Chelsea 2-1 Neucastle
Crystal Palace 1-0 Tottenham
Uest Ham 2-1 Manchester United
17:30 Arsenal 2-2 Liverpool
Renditja: