Vaksina anti-COVID

Politikë

Manastirliu: Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga COVID! 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj

10 Prill 2021, 09:13| Përditesimi: 10 Prill 2021, 09:21

  • Share

Më shumë se 176.000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur ndaj COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, thekson se kjo është arritur fale fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari.

Ndërkohë në ministrja nënvizon se 500.000 qytetarë të vaksinuar do të jenë brenda muajit maj.

‘Mirëmëngjes! Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga Covid 19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari! *250,676 vaksinime të kryera 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj.’- shkruan Manastirliu.

 

Shqipëria ka arritur në kuotën e mbi 250 mijë vaksinimeve që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”, ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 8134 vaksina antiCOVID në të gjithë vendin.

Me nisjen e fluturimeve pas normalizimit të situatës në aeroportin e Rinasit mbërritën 100 mijë doza të vaksinës kineze. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dha lajmin e mirë se javën tjetër, do të mbërrijnë edhe 100 mijë doza të tjera të vaksinës kineze, ndërsa shtoi se ndërkohë po negociohet për 50 mijë doza të vaksinës ruse, që do të vijnë në javët në vijim. 

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. Procesi i vaksinimit vijon për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?