Manchester City-Arsenal

Manchester City fiton supersfidën me Arsenal, shkëlqen Aguerro me ‘tripletë’ (GOLAT)

3 Shkurt 2019, 19:54| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 20:13

  • Share

Supersfida e javës së 25 në “Premier League” mes Manchester City-t dhe Arsenal ka përfunduar me fitoren 3-1 të vendasve. Në “Etihad Stadium” pritshmëritë e tifozëve do të përmbusheshin shumë shpejt pasi u deshën më pak se 60 sekonda për t’u zhbllokuar shifrat, me Aguerro që realizoi në tentativën e parë. Nuk do të kalonin më shumë se 10 minuta për të parë reagimin e Arsenal, që mbrojtësit Koshienly barazoi edhe njëherë shifrat.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë City do të kalonte sërish në aavantazh, me Aguerro-n i cili konkretizoi një aksion perfekt të të besuarve të Guardiolës. Goditjen përfundimtare ‘qytetarët’ do ta jepnin në pjesën e dytë ku edhe një herë tjetër ishte Aguerro autori i golit, i cili kompletoi ‘tripletën’ personale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?