Lojtarët e Manchester United duke festuar fitoren ndaj Fulham

Manchester United nuk kursehet kundër Fulham, fiton dhe kap përkohësisht vendin e katërt (GOLAT)

9 Shkurt 2019, 16:54| Përditesimi: 9 Shkurt 2019, 17:11

  • Share

Manchester United nuk ka falur dhe ka shënuar tre gola për tre pikët në javën e 26 të “Premier League”. Të besuarit e Solskjaer në Londër kanë mposhtur 0-3 Fulham, skuadrën që drejtohet nga Ranieri dhe që lufton për të mos rënë nga kategoria. Në këtë takim shkëlqeu Pogba, i cili fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 14 dhe më pas në pjesën e dytë realizoi edhe golin e tretë.

Në listën e golashënuesve ishte edhe Martial, francezi që në minutën e 23 i dha avantazhin e dyfishtë Manchester United. “Djajtë” pas 26 javësh në “Premier League” arrijnë që të futen përkohësisht në zonën “Champions”. Ata renditen në vendin e katërt me 51 pikë, 1 më shumë se Chelsea dhe 3 më shumë se Arsenal, por me ndryshimin që dy skuadrat londineze ende nuk a kanë zhvilluar sfidën e kësaj jave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?