Debati kryesor që dominon sot axhendën e Partisë Demokratike është se çfarë do bëhet në të ardhmen, me Klevis Balliun. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në përpjekje për ta qetësuar atë nga humbja e thellë në Pograded, ku dukej se njerëzit kishin dal nga shtëpia, vetëm për të votuar kundër tij, premtoi që do ta bëj zyrtar të lart në pushtetin e tij, për t’ia lënë të lirë fantazinë Balliut të thotë dhe ministër.
Disa militantë të PD, që ishin viktima të prishjes së shtëpive tek Unaza e Re, i kanë harruar fadromat e Lalit dhe po merren me fadromën e PD Pogradec, që prishi të ardhmen e Balliut.
Edhe për ata ka një shpjegim nga Komisioni Nishani, që thotë se ata që skualifkohen nuk futen më në lista.
Edi Rama me malinjitet, e zgjeron debatin, duke thënë se ka pasur ankesa për këtë çështje, edhe në platformën e bashkëqeverisjes dhe se ai do përpiqet ti jap zgjidhje.
Tani Edi Ramën e kuptoj, se ai do të bëjnë kontrastin, mes tematikës së debatit në Asamblenë e Partisë Socialiste ky diskutojnë për mandatin e tyre të tret dhe debatin që do ti imponojë PD, të diskutoj për mandatin e dytë të Klevesit.
Kjo është taktikë e njohur e Edi Ramës që do të bëj diferencën me kundërshtarët duke i banalizuar kauzat e tyre.
Por ndërkohë që Rama bën punën e vet, Lulzim Basha nuk ka pse e bën qesharake një garë që dhe ashtu është bërë boll qesharake, duke premtuar rehabilitim të viktimave të garës kur të vijnë në pushtet. Edhe Astrit Veliaj është ankuar që është skualifkuar dhe Dashamir Tahiri është ankuar që nuk është kandiduar dhe të tjerë kanë vrejtje të rënda për mënyrën si bëhen zgjedhjet, por ai duhet ti mbush një herë mendjen vetes, që kjo është një garë, sado fallco, që viktimat e së cilës nuk kanë pse ngushëllohen.
Nga gjithë rastet ky i Kleves Balliut është i jashtzakonshëm. Ai nuk ka marr 20 për qiqnd të votave kundër. Ai ka marrë 75 për qind të votave kundër. Pra ai praktikisht është ndëshkuar me poshtërim nga dega e partisë, ku ka kandiduar. Tai të ngrihesh e të thuash që këtë do ta kemi paraysh kur të marrim pushtetin, është të tallesh dhe me këtë garë dhe me ata votues që e kanë përjashtuar atë.
Se kauza e Luzlim bashës është që në pushtet do vij me njerëz që i do partia dhe gjithë Shqipëria, dhe jo me njerëz që nuk ja do as partia. Po të jetë kështu, atëhere demoralizon cdo militant partie dhe cdo garë brenda saj, pasi ua humbet kuptimin.
Nga ana tjetër ky debat banalizon PD. Nëse gjashtë muaj para zgjedhjeve , debati më i madh i PD është se çdo të bëhet me fatin e Balliut dhe në PS, se çdo bëhet me mandatin e tretë, është një kontrast i madh serioziteti. Vetëm Luli mund tua imponojë shqiptarëve një debat kombëtar për dikë që e ka flakur një degë lokale. Dhe tia ngrej nervat dhe partisë dhe Shqipërisë.
Biri i babait.Mos u merzit.Ti je e ardhmja e Shqiperise.Potencial per K*rminister
PërgjigjuI perjetshem qofte kujtimi i klevis krricit te faros. .Do na marre malli per ta pare me 2 gishta lart ne furgonin e policise duke bere garipin.
Përgjigju