Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Kallëzim penal për ata që penguan zbatimin e vendimit të Kushtetueses, Rama përdori deputetët për ta mbrojtur

10 Korrik, 16:44
  • Share

1720106724_gazmentbardhi.jpg

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkës, që të dërgohet sa më shpejt në Gjykatë për tu shqyrtuar. Bardhi shkruan se Rama keqpërdori deputetët për t’i dhënë mbrojtje Xhaçkës se cilën sipas Bardhit e bëri investitore strategjike.

Kreu i grupit të PD paralajëmron kallëzimin për të gjitha ata që kanë penguar prej më shumë se 1 viti zbatimin e vendimit të Gjykatës për mandatin e Xhaçkës.

“Edi Rama keqpërdori deputetët e tij për ti dhënë mbrojtje politike bashkëpunëtores së tij të afërt Olta Xhaçka, duke vendosur për herë të parë standardin e moszbatimit të një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese. Pasi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin e bëri ministren e tij investitore strategjike, në një pronë publike të grabitur me dokumente të falsifikuara, Edi Rama i dha asaj edhe statusin “e paprekshme” nga drejtësia.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetët e opozitës u rreshtuan edhe një herë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe interesit publik. Ndërkohë u provua edhe njëherë se Edi Rama dhe deputetët e tij u rreshtuan në krah të interesit privat të oborrit të Edi Ramës, që pasuritë publike i kanë shndërruar në plaçkë për veten e tyre.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po përgatit kallëzim penal ndaj të gjithë përgjegjësve që për më shumë se 1 vit kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja rrëzon sërish PS-në: Duhet të shqyrtohet nga ne! Deputetët të votojnë si i urdhëruam! S’diskutohet vendimi i gjykatës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?