Gazment Bardhi

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: PS po injoron Kushtetutën! SPAK të veprojë, mos zbatimi i vendimeve, vepër penale

24 Korrik, 14:40| Përditesimi: 24 Korrik, 14:51

  • Share

Kreu i grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi, ka dënuar deklaratën e kreut të grupit të PS-së Bledi Çuçi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Bardhi tha se Partia Socialiste po injoron Kushtetutën dhe kjo është një vepër penale.

‘Dënojmë me forcë deklaratë e Çuçit për GJK. Sot kryetari i DP mbahet nën arrest sepse nuk ka zbatuar një vendim gjykate. Arrogancë, ja thonte opinionit publik si gjë normale. Thirrja ime shkon për SPAK, moszbatimin i vendimit të GJK-së është vepër penale pres të ndiqet i njëjti standard nuk mund të ketë një drejtësi për Sali Berishën e një drejtësi për Edi Ramën. Vendimet e GJK-së janë vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipiërisë.’- tha Bardhi.

Të bindur se ka një konflikt kushtetues, mazhoranca insiston t’i kërkojë opinion Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës. Kreu i grupit të PS Bledi Çuçi tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i impohohet deputetëve për votën e tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?