Për mbi 2 orë Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar këtë të premte kërkesën e dorëzuar nga Partia Demokratike për mandatin e Olta Xhaçkës për të shpallur antikushtetuese vendimmarrjen e Kuvendit më 11 prill që nuk çoi në Gjykatë mandatin e deputetet Olta Xhaçka
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh se i takonte Gjykatës Kushtetuese të vendoste dhe se Kuvendi guxoi të merrte kompetencat e institucionit më të rëndësishëm në vend.
“Ose duhej të vinim në Gjykatë Kushtetuese ose tja linim turpin maxhorancës. Vlerësuam që po duhej të vinte sepse sfida ndaj autoritetit dhe dinjitetit të Gjykatës Kushtetuese nuk është çështje vetëm dinjiteti por e çdo ligjvënësi betuar në Kushtetutë. Është në dorën tuaj nëse do të duhej të mbrojë autoritetin dhe dinjitetin e kësaj godine. Ne si deputetë të pakicës kemi bërë detyrën tonë, e sollëm në Gjykatë Kushtetuese.
Në momentin që Gjykata Kushtetuese na jep të drejtë dhe Kuvendi thotë se pavarësisht se ju ka dhënë të drejtë Gjykata Kushtetuese e Kushtetuta ne vendosim tju injorojmë këtu është cënuar stabiliteti, mundësia për bashkëjetesë sipas rregullave që përcakton Kushtetuta dhe paqja sociale”- tha Bardhi.
Këto qëndrime u kundërshtuan nga avokati i Xhaçkës dhe përfaqësuesja e Kuvendit, të cilët evidentuan se Kuvendi ka marrë një vendim legjitim, duke respektuar edhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese
Kushtetuesja i lë kohë deri të hënën Kuvendit të sjellë provat mbi të cilat krijoi bindjen që zbatoi vendimin e Gjykatës, ndërsa seanca e radhës është lënë të martën 25 qershor ora 12.
Me 72 vota kundër të mazhorancës dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi vendosi më 11 prill 2024 kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetë Xhaçka mohoi çdo akuzë, për përfitime të paligjshme apo konflikt interesi, ndërsa theksoi se bashkëshorti i saj ka vetëm status të investitorit të asistuar dhe jo atë të investitorit strategjik të veçantë.
Më 14 maj kolegji i Gjykatës vendosi kalimin e cështjes për shqyrtim në seancë plenare.