Albin Kurti

Mandati që vjen nga Revolucioni i Diasporës

13 Shkurt 2021, 21:24| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 21:27

  • Share

Rreth 100 mijë shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Perëndim, do të jenë nesër faktori vendimtar në zgjedhjet që do zhvillohen në Kosovë, me shpresë se do ti japin “Vetvendosjes” numurin e duhur të mandateve për ta formuar e vetme qeverinë.

Rreth 70 mijë aplikime online dhe rreth 30 mijë të tjerë që kanë mbritur në rrugë tokësore e ajërore, janë thuajse një ushtri e sigurt votash, një ngjyrëshe, e cila do të hyj në historinë elektorale të Kosovës si revolucioni I Diasporës pro “Vetvendosjes”.

Rezultati pritet të jetë një referendum kundër partive tradicionale, të cilat kanë qeverisur për 20 vite Kosovën, duke u faturuar atyre mungesën e zhvillimit ekonomik, korrupsionin dhe mungesën e shtetit funksional.

E spërkatur për një kohë të gjatë dhe me populizmin e “Vetvendosjes”, fyrmën antiperndimore të tyre, demagogjinë e Bashkimit me Shqipërinë, mos pranimin e shtetit artificial të Kosovës, etj., sot janë bërë bashkë të mërzitur nga tranzicioni, të gënjyerit nga patriotizmi Albinit, dhe të zhgënjyerit nga mos vjedhja sa duhet me qeveritë e tjera, duke e parë Albin Kurtin si një shans të ri, për tia nis secili nga e para, për qëllimet e veta dhe aspak për të Kosovës.

Por meqë jemi në prag të votimit ndryshimi duhet të ndodh. Kosovës I vlen më shumë një ndryshim qoftë dhe që sjell zhgënjim, se sa një zhytje në krizë të re.

Për këtë arsye do të ishte mirë që Albin Kurti dhe lista e tij të fitonin dhe të ishin të lirë të bënin qeverinë, por jo për ti marrë të gjitha.

Fuqia e Albin Kurtit do të dëshmohej nëse I jepet e drejta ti marrë të gjitha për të mos u penguar, por pastaj të shpërndaj pushtetin.

Socialistët më 1997 erdhën me një farë revolucioni në pushtet në Shqipëri dhe I morën të gjitha, por e ndan pushtetin dhe prap nuk e shmangën dot krizën.

Albin Kurti vetëm do të humbas nëse I merr të gjtiha, edhe pse I duhen dhënë të gjitha.

Ai do të ketë nevoj urgjente për konsesusin e LDK, PDK dhe partive të tjera për vendimet e mëdha të Kosovës dhe duhet të sillet me maturi që fjala krejt të mos nënkuptoj “krejt të Albinit”, por “krejt të Kosovës”.

Kjo është sifda më e madhe e tij.

E dyta ai duhet të çlirohet nga kompleksi që ka si lider “intelektual”, duke bërë histori me politikën, pasi në fakt nuk është as intelektual dhe as historian, por një aktivist politik populist, që citon libra por ska ide të vetat.

Autosugjestioni që ka për të gjetur shembuj në histori, tregon se ai e ka mendjen tek historia e tij dhe jo tek qeverisja   e Kosovës, dhe se për historinë e tij, është gati të djeg shanset e Kosovës.

Nga ky kompleks duhet të çlirohet, jo vetëm se shumë gjëra që thotë për historinë i ka pasur dhe I ka gabim, por dhe sikur të kishte mirë ato nuk e ndihmojnë asgjë atë.

Ai ka vetëm një mision historik, ti përgjigjet vullnetit të fort për ndryshim dhe ta matrealizoj atë duke e bërë Kosovën një aleat të fort të SHBA dhe Bashkimit Evropian, të forcojë miqësinë me ta dhe ti kthej ata në garant të Kosovës, jo në rival të karriges së tij dhe t ëmo su tregoj pallavra me diteë e tij të vetadminsitrimit jugosllav që në fillim do shëndosh Kosovën pastaj të merret me ata. Kaq e thjesht. Cdo gjë tjetër është kundër Kosovës dhe pro delireve të tij.

E treta ai duhet të çlirohet nga kompleksi I shqiptarit të periferive ballkanike që ka mbritur në Prishtinë dhe për tu bërë interesnat ngre konetekste të mëdha të bashkimit kombëtar dhe mbarëkombtar duke “përçuar” idetë e tij në Kosovë, Mal të ZI, Maqedoni, Shqipëri, Preshevë etj. Ky është një kompleks që vjen nga fakti që nuk ndihet rehat me veten dhe fuqinë e tij.

Shqiptarët në Ballkan nuk janë duke pritur Albin Kurtin, as ti bashkoj dhe as ti ndriçojë. Nuk ka asnjë vepër në jetën e tij që mund të frymëzoj dikë. Dhe ato marrëzi që ka bërë për 20 vite I ka fshirë 20 ditë para zgjedhjeve, se I ka ardh turp çfarë ka bërë. Ndja të mos vuaj nga ky komleks. Nuk është i dërguar I zotit për shqiptarët. Është kandidat për kryeministër me mandate katër vjecar, nëse ja del.

Ai ka arritur deri më sot të bëj vetëm një gjë të madhe . Të bind shqiptarët e diasporës se është një mekanizëm për të ndryshuar situatën në Kosovë. Le ta përdor këtë shans për ta bërë Kosovën si Evropa ku jetojnë diaspora shqiptare .

Nesër Kosova me shumë gjasa do tia jap këtë shans. Nuk po ja jep atij këtij shans, por po ua heq shansin klasës së vjetër të vazhdoj të eksperimentojë më gjatë.

Por janë disa gjëra për të cilat ai nuk ka asnjë mandat. Nuk ka mandate të humb miqësinë me SHBA, nuk ka mndat të fus Kosovën në krizë me Perëndimin, nuk ka mandat të përdor Kosovën për deliret e tij historike. Ka mandat vetëm të qeverisë Kosovën.

Nëse nuk ja del dot, revolucioni I diapsorës nuk e shpëton dot më, pasi jo cdo luftë do të duhet të mbahet me miell hua.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 14/02/2021 13:34

    Shum mir esht qe do votoj diaspora ne kosov por nje pyetje kam ne rast fitore te kurtit keta qe votuan ne favor te albinit do rrin ne kosov apo do kthehen nga kan ardh dhe tua len peshqesh albinin atyre qe jetojn ne kosov

    Përgjigju
  • Iliria e bashkuar: 14/02/2021 12:07

    Demagogjia e bashkimit me Shqiperin ? Vetem kjo mjafton per te kuptuar se me nje Mero te Mare nga trute, Gjermania nuk do te bashkohej kurre. Ai eshte me shume se nje 300 grek. Ai mund te jete djalli vet I paguar nga jasht dhe i fshehur pas letrave ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Ç'të thuash: 14/02/2021 11:00

    I nderuar Mero, opinioni juaj është kaq i ashpër por jo i drejtë për Albin Kurti. Nëse ti thua qe politika e tij ka nevoje për partitë e tjera në drejtimin e Kosovës, atëherë i bie që Edi Rama duhet të ndajë pushtetin me opozitën e vetdjegur. Albin Kurti mbase nuk është I përsosur por ka treguar që nuk është hajdut si restua dhe se në politike mëson nga dështimet për të aritur vlera më të larta. Sa për idenë e bashkimit me Shqipërinë nuk lindi dje por Kosova ka qenë pjesë organikë e jona shkëputur me forcë dhe është e natyrshme që të bashkohemi, por ka pengesa dhe kjo kërkon kohën dhe energjitë e vera dhe nese Kosova e do bashkimin atëherë dhe ti bën mirë te kërkosh te falur publike që kërkon ta besh si demadogji politike të partive që duan pushtet

    Përgjigju
  • Wayne: 14/02/2021 09:22

    Fort i nderuari Mero, nuk po arrij t‘a kuptoj oponimin tënd, që kah moti, kundër Albinit. Mero bashkimi i trojeve nuk është demagogji por ide e vjetër sa kombi ynë. Perdën e demagogjisë ja kan vëndosur të gjith ata që nuk deshirojn një shtyll të tret në ballkan përveq Grekëve dhe Serbëve. Dhe mesa çdo spekulim se kush nuk e deshiron kët është më se e panevojshme nuk po e rreshtoj këtu. Mero kombi ynë meriton më shum se të jet ndër vëndet e fundit në çdo statistik të cilësisë jetësore, meriton më shum krenari, meriton një perfaqësim të dënjë. Dhe kombi ynë nuk e meriton një krasitje të popullit në çdo aspekt.

    Përgjigju
  • Pejs: 13/02/2021 21:55

    Albin Kurti nje suxhuk Kosovet.

    Përgjigju
    • tetova: 13/02/2021 23:18

      Kemi masën ngat,kemi për te mat!

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?