Iku edhe një tjetër Zaga(r)njor i drejtësisë së ndyrë!

26 Korrik 2019, 18:30| Përditesimi: 26 Korrik 2019, 20:50

  • Share

Oh çfarë torture ishte. E përzjerë me vapën e të njëjtit korrik, të së njëjtës datë por e një viti më parë. Isha i vetmi gazetar që botova dhe kundërshtova me prova paradën bajate të ish kryetarit të Gjykatës së Lartë para komisionit të Vettingut.

E mbani mend vjet, kur Xhezahir Zaganjori ia hodhi fazës së parë të Vettingut? Askush nuk e kundërshtoi këtë aprovim. As e majta, as e djathta, as opinionbërësit, askush. Madje as 800 portalet dhe as 27 televizionet...

Pasditen e 26 korrikut 2018 telefoni im u raskapit nga thirrjet dhe mesazhet. Një më ofronte, një më kërcënonte, një më ftonte, një më mallkonte, një më bojkotonte, një më miklonte:

-Hiqe artikullin kundër Zaganjorit, mos e publiko, mos e tepro!

Me fakte dhe prova ia kisha argumentuar krygjyqtarit të lartë shkollimin e frikshëm e të shtrenjtë të djemve të tij në Angli dhe Gjermani.

Isha i vetëm përballë një murri të lartë e të betonizuar të një batakçiu plak që ashtu si kolegët e tij kishte masakruar drejtësinë domestike prej gati 27 vitesh. Unë, një ish burgaxhi dhe viktimë e drejtësisë po luftoja e po luftoj me ata që tentuan të shkatërronin jo vetëm jetën time por edhe jetët, pronat, lirinë dhe të nesërmen e një kombi të tërë.

Sot kryetari i Gjykatës së Lartë shqiptare, juristi, lektori, ambasadori, profesori i drejtësisë iku si legen mes turpit dhe ndëshkimit duke na rikthyer lirinë që tentuan të na i mbanin kyçur në burgun e tyre të makutërisë.

Dhe mos harroni por kujtoni se Xhezair Zaganjori ishte kandidat edhe për president republike në vitin 2012.

Lamtumirë Zaganjor, lamtumirë plaku i veremosur që more me vete miliona brenga dhe tortura të hallexhinjve shqiptarë të cilët shpresonin te ty dhe te gjithë horrat e racës tënde për pak drejtësi. Vetëm pak drejtësi, asgjë më tepër!

Postimi i Bledi Manes

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ANTIKAPAK rexhep leka ISH KASAP [ kepi ]: 27/07/2019 12:53

    Blrndi Mane je nga të pakt burra në gazetari me ktë dinjitet e me ktë karakter. Z O T I ta shpërbleft ty e gjith familjes tënde. Njerëz si puna jote i duhen politikës së mjeruar Shqiptare. Zaganjori siç ka emrin është ZAGAR .

    Përgjigju
  • Ina: 27/07/2019 01:51

    Bravo Bledi, por mos harro te gjithe qe jane larguar jane neper bote kush ne New York e kush gjekundi. Te cilet presin nga Strasbourg rikthimin e virgjerise.!!!!

    Përgjigju
  • Nasi: 26/07/2019 22:56

    Te lumte dora more djale.eh sikur te kishte me shume si ty do te ishte ndryshe Shqiperia.

    Përgjigju
  • Test: 26/07/2019 21:25

    Bravo Bledi, Shoqeria jone eshte plote me butake, e kane ushtruar prej kohesh dhe u ka dal me leverdi te ngriturit siper me lepirje, dhe bejne kompromise e nuk ndjehen. Bravo, fjala jote eshte sherbim shume i mire per vendin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?