Bledi Mane: O maaaaa, e dogjën shkollën...!

19 Qershor 2019, 15:39| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 16:55

  • Share

U thye xhami i dritares andej nga hyn drita e diellit por në vend të diellit skuqi flaka e një zjarri të vogël që u përplas te banga ime. Në fillim zjarri kafshoi abetaren, pastaj fletoren e detyrave të klasës. Flakët u përhapën deri poshtë e bashkë me çantën e shkollës mu dogjën stilolapsat, lapsat me ngjyra, librat e tjerë.

Mu dogj edhe buka që kisha marrë me vete që nuk e hëngra në pushimin e madh. Mes flakëve të kuqe shikoja tek përcëlloheshin dhe shkrumboheshin gërmat e abetares, figurat ilustruese, numurat e matematikës, kujtimet e mia fillestare, lojërat. 

Ndërsa era e bukës së djegur depërtoi nëpërmjet vrimave të hundës dhe më mbeti si gulç në fyt, flaka e librave që digjeshin nga zjarri i injorancës talebaneske më mbeti njollë në tru.
O maaa, o mami është më keq kur djegin pyllin, shkollën apo kur djegin fëmijërinë tonë?

Zjarrfikēset erdhën, shuajtën zjarrin te shkolla por zjarrin brenda kokës time ende qëndron i ndezur.
Megjithëse jam një djalë i vogël 7 vjeçar dua ta di: 
-Kur të rritem të bëhem zjarrvënës apo zjarrfikës? 
Cili prej këtyre dy profesioneve ofron më shumë lekë o maaaaaaaaaa?!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoku: 19/06/2019 16:11

    Shume mire e ke shkruar o Blendi per te mesuar e degjuar gjithe shqiptaret edhe ata qe duan te na ndajne edhe ata qe akoma shfrytezojne injorancen edhe ata qe nuk shohin edhe ata qe nuk degjojne ,por jam e bindur qe ata zhvatesit tane per 30 vjet nuk nuk u hyn ne sy asgje pervec kokes se tyre Si nene e ish mesuese me shpon me thike mu new zemer ajo pyetja e fundit Ku po shkojme???!!!! Njerez mendoni per femijet jo per rjepesit

    Përgjigju
  • asolingo: 19/06/2019 15:54

    Perfekte!

    Përgjigju
  • Tropojani: 19/06/2019 15:53

    Po' lej ato poezi se nuk esht momenti,u bere Juve me keto vargje sikur po' donje gje me rendesi, po' pse nuk ben poezi per hashashin e Rames per bandat e Rames,per koncesionet dhe PPP e Rames po' ik o Bledi se nuk ke gjetur kohen e duhur per poezi

    Përgjigju
    • Tropojani: 19/06/2019 17:26

      Do e shikojme asnjeher Berisha nuk eshte karte e djegur prej PS ai shum shpejt pune ditesh do ju nxjerrin ne pension o tradhtaret e Shqiperise, a degjove ti o Tepelnsi apo je lepirs i Rames dhe ti

    • tepelensi: 19/06/2019 16:20

      o tropojan nuk e shkruajti per ty bledi,ti je karte e djegur nuk behesh me

    • trap: 19/06/2019 16:09

      vazhdo bledi edhe per 97 per gerdecin per 4 baballare te vrare ne mes te rruges per shitjen e atdheut grekeve per ilir meten me bllok ne dore dhe per erzen berishen super milionerin e shqiperise dhe per baxhanakun e sales se mbase e njef tani mbas vdekjes otrapoja a don me o shoku se nuk po ja vlen me te ofendu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?