Dhimbjet e plagëve ndihen më pak kur të gjithë ne jemi aty me shqiptarët e tjerë në Thumanë, Durrës, Laç duke i ndihmuar, duke u folur, duke u zgjatur dorën e shpresës.
Tërmeti i fundnëntorit ishte gjakatar, i pashpirt dhe ende trauma vazhdon. Erdhën në Shqipëri evropianë, amerikanë, aziatikë, afrikanë, zjarrfikës, inxhinierë, ndihma, krevatë, çadra, bukë, ujë, qenër jetëshpëtues. U drodh e u mblodh shqiptaria pa paragjykim dhe qau me lotët e plagëve por ajo nuk u pa asgjëkundi. Jo vetëm ajo por edhe institucioni që drejton.
Avokati i Popullit, institucioni publik shqiptar merr çdo vit 1 milionë e 300 mijë euro nga taksat tona pë tu gjendur në hallet e ditëve të zeza kur të drejtat tona shkelen dhe nëpërkëmben. Ndryshe nga ne të gjithë, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca braktisi Shqipërinë dhe para, gjatë e pas tërmetit qëndroi 2 javë në Bogota të Kolumbisë.
Nuk ndërpreu vizitën e saj "zyrtare" por paturpësisht ndiqte virtualisht nga Kontinenti Amerikanolatin sesi nxirreshin dhe vajtoheshin kufomat e tërmetit. Asnjë zyrtar, përfaqësues apo komisioner i avokaturës së popullit nuk shkoi të shihte nga afër katastrofën, të hartonte raporte zyrtare dhe ti godiste qeverisë me grushtin e hekurt sa herë kur qytetarët vuanin, neglizhoheshin, mënjanoheshin.
Madje mos përtoni por vizitoni edhe website-n zyrtar të Avokatit të Popullit dhe nuk do gjeni sikur një rresht të shkruar për viktimat e tërmetit.
Në faqen e internetit
www.avokatipopullit.gov.al
keni vetëm dy lajme.
Lajme të ilustruara me foton e Erinda Ballancës që merr pjesë në një konfernencë ndërkombëtare dhe foton e Anxhelës, transeksualen e dhunuar para 4 javësh.
E turpshme, e kobshme, poshtëruese sesi zyrtarja më e lartë e mbrojtjes dhe e qarjes së halleve tona, Erinda Ballanca, gruaja e zhurmuesit cinik Andi Bushati, Erinda, shoqja e Argita Berishës, tallet dhe sfidon fatkeqësinë kombëtare duke u fshehur larg në Kolumbinë e qejfeve sintetike!
Te lumte.
Përgjigju