Mane tregon përballjen me Adriatik Llallën: Të bënte gjëmën! Kam marrë kërcënime fizike, pas tij kishte 20 kriminelë

4 Dhjetor 2020, 18:33| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 21:52

  • Share

Gazetari Bledi Mane ka treguar një përballje të tij më ish kryeprokurorin Adriatik Llalla ku  nuk kanë munguar kërcënimet dhe padrejtësitë ndaj tij në mënyrë që të mos publikonte sipas Manes faktet e jetës luksoze të Llallës dhe familjarëve të tij.

Në një intervistë për Report Tv, Mane shprehet se ai ka hequr shumë mbi kurriz pasi filloi të publikonte artikuj denoncues për Adriatik Llallën, ndërsa shprehet se në raportin e DASH ku e shpall ish kryeprokurorin në listën e zezë,  dy faqë sipas Manes janë pjesë e artikujve të tij.

"Zgjodha të merrem me këtë djalin këtu (Adriatik Llallën) kur ishte në kulmin e karrierës, kur ai të bënte gjëmën në kuptimin e mirë të fjalës dhe saç kam hequr unë nga ky djali këtu nuk ka hequr as Artan Hoxha e as Klodiana Lala, kërcënime fizike, familja që shqetësohej, joshje nga të gjitha anët. Si një njeri që ka vuajtur mbi kurriz padrejtësitë e drejtësisë në shqiptare, fillova të tregohem racional. Ky djali këtu (Adriatik Llalla) sapo është kthyer nga Turqia pasi ka kaluar COVID dhe i uroj sinqerisht shërim të plotë, e mori shumë lehët në raport me mua. Në 2016 isha i vetmi gazetar që u ballafaqova me Tikun dhe shpurën e tij. Ishte një zyrtar i lartë i drejtësisë, një zyrtar i lartë publik, por pas tij fshiheshin nja 20 kriminel që mund të të bënin gjëmën natën dhe ditën. Si një burgaxhi i regjur si një njeri që e kam vuajtur mbi kurriz këtë kalvar dhe që nuk kisha çfarë humbisja sepse nuk kanë çfarë të më më sekuestrojnë se nuk kam prona, i dhashë vetes aq kurajo sa të vazhdoja. DASH e ka shpallu non grada dhe në dosjen qe ka për te dy faqe janë artikujt e mi, artikuj qe pas meje nuk kishte asnjë media te madhe s që të më mbronte, ishin artikujt online te faqja ime. Unë i dhashë një mësim të mirë tikërve dhe llallërave", tha Mane.

Adriatik Llalla vijon të jetë në listën e zezë të Departamentit amerikan te Shtetit dhe qëndron në fuqi heqja e vizës së tij duke e ndaluar bashke me familjen që të hyjë në SHBA. Ndërsa një ditë më parë GJKKO vendosi sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Llalla.

Komento

Komente

  • Tirona: 05/12/2020 15:24

    Jo pa qellim i ka permendur emrin Klodiana Lales ne kete shkrim . Kjo fshatare injorante qe na eshte bere si Shtriga tek Borebardha duke na frikesuar para ekranit me egersine e saj duke luajtur rolin e hetuesit dhe te prokurorit dhe te jo nje gazetarie investigative, nuk po na thote asnje fjale per tutorin e saj Adriatik Llalen , po per tutoren tjeter Rovena Gashi a ka investiguar se si po i shkon gjygji ne Strasburg.

    Përgjigju
  • AKREPI HALEVE: 05/12/2020 11:33

    O akrep halesh pse stë pëlqen ty more akrep. Llalla e thartume simbas teje ka qen burr i mir ? Po Amerika pse e shpalli komplet si familje non grata apo se kupton ti çdo me thën non grata. Po gjith kto pasuri maramëndse ku i vjeti llalla e thartume turi kali o akrip palla. O idjot i ler o akrepi pler. Kto lloi tipash si llalla e ty xuhen var që Shqipria të bëhet qelibar. Pty rac pise rac idjote.

    Përgjigju
  • Akrepi: 05/12/2020 10:28

    Ngordhi kali , o burra ti heqim patkonjt !!.. As kush te mos behet , trim pas lufte !. C'do njeri , pa e kuptuar , duke dash te vere vetulla , nxjerr syt e tyj . Por nuk eshte se jeni i fundit ..

    Përgjigju
  • Iris: 05/12/2020 03:14

    Z.Mane,respekt,jeni nje gazetar I shkelqyer,por keni kohe qe nuk na keni bere ndonje analize te /Shqiptarja/,ju lutem vazhdoni te shkruani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?