Në foto: Antoio Di Pietro, Gherardo Colombro, Francesco Saverio Borreli

“Mani pulite” italian dhe tashmë është në hapat e parë “Mani pulite” shqiptar!

3 Gusht 2023, 13:37| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 13:42

  • Share

“Mani Pulite”  ose siç njihet ndryshe “Tangentopoli” është një ndër proceset gjyqësore më të famshmet në Itali i cili ka këto të dhëna:
Në total të proceduar 3146
Të hetuar 2565
Të dënuar 1408 (deri në vitin 2000)
Të shpallur të pafajshëm 544
Të liruar për parashkrim ose me amnisti 448
Dënim maksimal  i formës së prerë 5,6 vjet
1 vit masa e dhënë me burg në fazë hetimesh
Shuma e dëmshpërblyer rreth 140 miliard lira

Këto janë konkluzione e një ndër proceseve më të mëdha që ka shënuar përfundimisht ndryshimin e sistemit politik në Itali duke bërë të mundur rënien e Republikës së I si dhe bashkë me të edhe zhdukjen na sistemi dominues politik i partive tradicionale. 

Para se të shpërthente hetimi më i madh kundër korrupsionit, Italia ishte një vend në krizë  me një klasë politike që kishte humbur realitetin dhe që ishte e përbuzur.
Tashmë kanë kaluar 30 vjet nga fillimi i hetimeve të “Mani Pulite”  që ka shënuar një epokë duke kontribuar në ndërtimin e Italisë aktuale. 
“Mani Pulite” ishin hetime të prokurorisë mes viteve 1992 dhe 1994 që zbuloi një sistem korrupsioni të përdorur nga të gjitha partitë për të financuar aktivitetin e tyre, dhe në shumë raste për të pasuruar politikanë dhe drejtues të veçantë.

Prokurorët që janë simbol i “Mani Pulite” dhe që kanë hyrë në histori janë: Antoio Di Pietro, Gherardo Colombro, Ilda Boccassinni, Francesco Saverio Borreli

Procesi i “Mani Pulite” solli rrëzimin e partive historike që kishin drejtuar Republikën I. Zhdukja e partive historike bërë të mundur fundin e financimeve të paligjshme. 

Si nisi “Mani Pulite”? Nisi në mbrëmjen e 17 shkurtit 1992, rreth 30 vjet më parë. “Kanë arrestuar Mario Chiesa”! Këtë lajm shumica e qytetarëve e morën si një shaka! Kush ishte Mario Chiesa? Ishte presidenti i “Pio Istituto Albergo Trivulzio” i njohur nga milanezët si “la Baggina”, shtëpia për të moshuarit më e njohura në qytet e ndoshta në gjithë Italinë.  Mario Chiesa ishte një ndër njerëzit më të fuqishëm në Milano, socialist. Në atë kohë pushteti ishte i socialistëve drejtuar nga Bettino Craxi.  Socialistët kishin rreth 10% të votave, por qeverisnin pothuajse kudo. Edhe pse lajmi i Mario Chiesa u morë në fillim si shaka, në fakt prej kohësh kishte zhurma për korrupsion. Prokuroria kishte provuar disa herë, por pa rezultat. Mario Chiesa konsiderohej i paprekshëm, por Antonio Di Pietro, ish polic e tashmë prokuror i dërgon një sipërmarrës të vogël” të qytetit të Monza, Luca Magni të pajisur më përgjyes dhe me kartmonedha të shënuara (rreth 7 milion) për një tender pastrimi në “La Baggina”.  Kjo metodë rezultojë me sukses dhe Mario Chiesa u arrestua e një ditë më vonë, Di Pietro u thotë gazetarëve: “ E kemi kapur më duar në marmelatë”. Këtë herë nuk kishte avokat që  mund ta shpëtonte!  Për rreth dy muaj Mario Chiesa mbetet i vetmi nën hetim. Politika nuk po kuptonte atë që po ndodhte dhe komentonin mbi Di Pietro  se: “ Do të përfundoj duke bërë policin urban.  Por, në të njëjtën kohë në Pallatin e Drejtësi filloi të bëhej një radhë me sipërmarrës që ishin të lodhur duke paguar për politikën.  Filluan të flisnin e të dëshmon sa herë kishin paguar duke cituar emrat e mbiemra.  Filluan arrestimet në nivel krybashkiakësh dhe deputetësh.  Kjo bëri të domosdoshme rritjen e skuadrës së prokurorëve të angazhuar në këtë proces kundër korrupsionit. 

“Mani Pulitet” gërmuar thellë në raportet mes politikës dhe sipërmarrjes Italiane duke arritur e vendosur nën hetim  mijëra persona e duke përfshirë edhe kolosët e sipërmarrjes italiane si Olivetti, Eni, Fiat, Montedison e Enel e mes të shumtëve edhe drejtues të Partisë Socialiste dhe të Demokracisë Kristiane. 
Situata po bëhej gjithnjë e më nxehtë dhe radhët e politikave që po arrestoheshin po shtoheshin cdo ditë në mënyrë të frikshme. Craxi, i shquar për oratorinë e tij vazhdonte të mbante diskutime në Parlament për ngjarjet dhe për Partinë Socialiste. Craxi  gjatë marrjen në pyetje nga Di Pietro dhe në diskutimin e tij të fundit në Parlament, mbrohet me energji, duke akuzuar prokurorët për metodat e përdorura duke justifikuar shumat e dhëna me kosto të nevojshme të demokracisë.  Megjithatë, prokurorët tashmë kishin prova të mjaftueshme edhe mbi Craxi për llogari sekrete në Zvicër, për financimin e aktiviteteve të të dashurës dhe të vellait.  Pas zgjedhjet të vitit 1994, ku për herë të parë  pas 25 vitesh Craxi nuk rizgjidhet deputet, tashmë pa imunitet, I vendoset në sekuestrim pasaporta e tij, por shumë vonë, sepse pak ditë më parë lideri socialist kishte brakistur Italinë dhe ishte transferuar në Hammamet në Tunizi, ku kalon pjesën e mbetur të jetës pa mundur të rikthehet asnjëherë në Itali. 

Në një intervistë Di Pietro deklaron se: Craxi i cili është dënuar për korrupsion dhe jo për të financimin e partive. Sipas tij, procesi “Mani Pulite” nuk ishte prapavijë politike, por ishte një proces i mirëfilltë juridik për shkak se kishte raste konkrete të korrupsionit dhe të financimeve të paligjshme të partive”. 

Ajo që po ndodh në Shqipëri është një situatë e ngjashme me “Mani Pulite”? Sipas mendimit tim situatë në Shqipëri është akoma më e rëndë. Pse? Sepse, procesi i “Mani Pulite” në Itali nisi me arrestimin e Mario Chiesa që edhe pse ishte eksponent i PS, ai nuk ishte drejtues i rëndësishëm dhe nuk kishte ndonjë rol konkretë në Pushtet. Ndërsa, në Shqipëri, procesi i djegësve të Tiranës ka nisur me arrestimin e nivel të lartë si Ministra! Çfarë do të thotë kjo? Situata në politikë dhe pushtetin e Shqipërisë është më e rëndë, sepse këto të fundit janë kthyer protagonistë në linjë të parë  një sistemi korrupsioni ose përfitimesh ekonomike dhe u personalizuar drejtpërdrejtë me vetë sistemin.

Kjo dëshmon faktin se klasa politike shqiptare është forcuar aq shumë sa nuk ka pasur frikë ndaj ndëshkueshmërisë. Disa eksponentë të Opozitës shqiptare, ashtu siç ndodhi në fillim edhe me “Mani Pulite” përpiqen ta identifikojnë aksionin e Spak se ka për objektiv vetëm pushtetin ose njerëz të lidhur me pushtetin aktual, por në fakt korrupsioni në 30 vitet e fundit është kthyer në sistem e për këtë arsye, nuk ka të pafajshëm nga asnjëri krah e po ashtu siç duket nuk ka më as pandëshkueshmëri. Deri tani në lidhje me djegëset në Shqipëri kemi një ministër të arrestuar dhe në proces gjykimi dhe një ish zëvendës Kryeministër dhe ministër tashmë në kërkim ndërkombëtar.

Çështjen e djegësve e kam konsideruar një potencial të ngjashëm me “Mani Pulite”, sepse politika, pushteti dhe sipërmarrja janë të lidhura ngushtë për interesa përfitimi dhe pasurimi. Shqipëria është në prag të rënies së “Republikës I”  dhe bashkë me të do të bien edhe shumë protagonistë që e kanë dominuar politikën shqiptare në këto 30 vite, pa pasur dallim majtas apo djathtas. SHBA dhe BE kanë investuar shumë për një drejtësi të pavarur dhe të fortë përballë edhe pushtetit

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?