Gjoba në Vlorë

Manovra të rrezikshme dhe të dehur në timon, arrestohen 4 shoferë në Vlorë, vendosen 1646 gjoba! Në Korçë një në pranga, gjobiten 521 drejtues gjatë një jave

17 Janar 2022, 12:58| Përditesimi: 17 Janar 2022, 13:22

  • Share

VLORË- Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia e Vlorë ka intensifikuar kontrollet me qëllim ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe të rrezikshëm.

Gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 4  drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat 3 janë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 23 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 7 leje drejtimi për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1646 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-252 masa për tejkalim shpejtësie;

-72 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-8 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-40 masa për përdorimin e aparatit celular;

-152 masa për parakalime të gabuara;

-739  masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-12 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-339 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.  

 

Ora 13:15
Në pranga një shofer për drejtim të parregullt në Korçë! Parakalime të gabuara dhe përdorim celulari në timon, pezullohen 19 patenta gjobiten 521 drejtues

KORÇË- Gjatë një jave për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimin e automjetit në mënyrë të papërgjegjshëm, policia e Korçës ka arrestuar një shofer gjatë javës që lamë pas.

Gjatë javës që lamë pas, në qarkun e Korçës, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën.

Gjithashtu, janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat, 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 18 për shkelje të tjera.

Janë vendosur në total 521 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;​

4 ​masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

5 mjete të bllokuara administrativisht;

16 masa për përdorim celulari;

21 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

120 masa për parkime të gabuara;

125 masa për parakalime të gabuara;

220 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?