Maqedoni: Topi takon sot
Ivanov, nesër shqiptarët

19 Prill 2012, 08:49| Përditesimi:

  • Share
MAQEDONI-Presidenti Bamir Topi do të takohet sot në Shkup me homologun e tij Ivanov, të cilët pas takimit do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Axhenda e vizites se Topit ne Maqedoni do te vijoje pasdite me takimet me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, me kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, ndërsa në mbrëmje do të marrë pjesë në një darkë pune solemne organizuar nga zëvendëskryeministrja për evrointegrime Teuta Arifi.

Ndërkaq axhenda e vizitës së presidentit Topi në Shkup vijon nesër me një takim dhe kafe me presidentin Ivanov në qendër të Shkupit. Më pas presidenti Topi do të marrë pjesë në hapjen e Panairit me produkte vendore dhe investime të huaja në Shkup.

Nesër pasdite axhenda e presidentit Topi do të zhvendoset në Tetovë, në takimet me liderët e partive shqiptare. Presidenti Topi fillimisht do të vizitojë selinë e PDSH-së, ku do të takojë kreun e kësaj partie, Menduh Thaçi, ndërsa më pas vijon takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Në kuadër të vizitës, presidenti Topi pasdite do të vendos lule në memorialin e Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derralla në fshatin Gradec të Gostivarit.
Vizita e presidentit Topi në Maqedonio vjen në një kohë kur situate atje është tensionuar për shkak të ngjarjkes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë, ku u vranë 5 të rinj maqedonas.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?