Maqedonia e Veriut shpall 'non grata' tre diplomatë rusë

16 Shtator 2023, 21:39| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 21:43

  • Share

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se ka shpallur non grata tre diplomatë rusë. Ata janë shpallur persona të padëshiruar më datë 12 shtator.

Vendimi, sipas MPJ-së është marrë pas njoftimeve nga autoritetet kompetente për aktivitete të diplomatëve që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova shkruante në rrjetet sociale se shpallja si ‘persona non grata’ e diplomatëve rusë nga autoritetet në Shkup ishte bërë pa sqaruar arsyen e këtij vendimi. Ajo e cilësoi këtë si një akt armiqësor dhe të papërgjegjshëm, ndërsa thekson se “kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Maqedonia e Veriut edhe në të kaluarën ka dëbuar diplomatë rusë, qoftë duke u solidarizuar me vendimet e Bashkimit Evropian, apo në bazë të njoftimeve për veprimtarinë e tyre të palejueshme në vend.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?