Marash Kumbulla duke parë kartonin e kuq

Marash Kumbulla qetësohet për Kombëtaren, mbrojtësi pezullohet dhe dënohet me gjobë

14 Mars 2023, 19:35| Përditesimi: 14 Mars 2023, 19:37

  • Share

Roma humbi 3-4 me Sassuolon në javën e fundit të Serie A. Në pjesën e parë, te vendasit Marash Kumbulla doli me karton të kuq pas një përplasje me Berardin. Tanimë mbrojtësi i Kombëtares do jetë mungesë e madhe për Mourinhon në dy ndeshjet që vijnë.

Goditja për shkelmin që Kumbulla i dha kundërshtarit (sulmuesi i Sassuolo, Berardi) është konsideruar e qëllimshme nga gjyqtari. Për pasojë, mbrojtësi kuqezi është pezulluar me dy ndeshje. Përvec kësaj, Kumbullua është dënuar edhe me 5 mijë euro gjobë. Mbrojtësi i Romës do të mungojë kështu në dy ndeshjet e radhës në Serie A. Kumbulla duket se po bëhet gati për grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjen kundër Polonisë në 27 mars (eliminatore 2024).

Edhe Milan do të ketë një mungesë të rëndësishme për javën që vjen, me sulmuesin Olivier Giroud që është pezulluar me një ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?