Tirana

Maratona e Tiranës, ja rrugët që do të bllokohen ditën e diel

12 Tetor 2021, 12:30| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 13:00

  • Share

Këtë të dielë pritet të zhvillohet Maratona e Tiranës, ngjarja më e madhe sportive e vitit, me edicionnin e saj të 5-të. Ky aktiviteti i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerareve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli në Report Tv Gentian Vocaj përgjegjës për çështjet e qarkullimit në Bashkinë Tiranë, tregoi akseset që do të bllokohen pasi kjo e dielë do të jetë dita pa makina.

Kjo maratonë ka një veçanti sepse për herë të parë është 42 km do të bëhet një maratonë e plotë dhe si e tillë ka disa shtesa në rrugët që do të kalojë maratona. Këto rrugë kryesisht janë në zemrën e kryeqytetit sic është rruga e Kavajës , rruga Myslym Shyri, Bulevardi Gjergj Fishta apo Bulevardi Bajram Curri, që të gjithë e dinë që këto janë rrugë që kanë një trafik të shtuar të këmbësorëve edhe të mjeteve” tha ai.

Ndërsa i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin lajmërimet e vendosura nga Bashkia e Tiranës për lëvizjen e automjeteve, nga akseset të cilat do të bllokohen ditën e dielë.

Të gjithë qytetarët që kanë mjetet e parkuara në këto rrugë këto ditë të shohin sinjalistikën rrugore që do të vendoset nga Bashkia  e Tiranës, do vendoset sinjalistikë provizore prandaj qytetarët duhet të lëvizin mjetet një ditë para maratonës. Gara do të fillojë në Sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe bllokimi i qarkullimit do të fillojë një orë më parë, me përjshtime të vogla” përfundoi ai.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?