Tirana

Maratona e Tiranës, nga 15 tetori do të ndalohet parkimi në këto rrugë të kryeqytetit

14 Tetor 2021, 16:47| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 16:50

  • Share

E diela e 17 tetorit ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të jetë edhe një ditë pa makina. Krahas ndalimit të qarkullimit të automjeteve për datat 16 dhe 17 tetor, Bashkia e Tiranës ka nisur njoftimin e drejtuesve të automjeteve për ndalimin e parkimit të automjeteve në rrugët ku do zhvillohet Maratona prej ditës së premte 15 tetor. 

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, janë shpërndarë njoftimet tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos parkojnë duke filluar nga data 15 tetor në rrugën e Kavajës” (Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli); rrugën “Ibrahim Rugova”; rrugën “Lekë Dukagjini”; rrugën “Papa Gjon Pali II”; bulevardin “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku); bulevardin “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova); rrugën  “George Ë.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani) si dhe në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”. 

Njoftimi i plotë për rrugët ku do ndalohet parkimi për drejtuesit e mjeteve

Të nderuar qytetarë, përdorues të vendparkimeve publike me /pa  pagesë , ju njoftojmë se: Ditën e Premte, datë 15.10.2021 duhet të jenë të lira të gjitha vendparkimet për shkak të zhvillimit të aktivitetit “MARATONA TIRANËS 2021” e cila zhvillohet ditën e Diel datë 17.10.2021. Nevojitet që të keni lëvizur automjetet tuaja nga rrugët e poshtshënuara, në të kundërt jemi të detyruar t’i spostojmë automjetet me karroatrec.
 • Rruga “ Kavajës”( Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli)
• Rruga “Ibrahim Rugova”
• Rruga “Lekë Dukagjini”
• Rruga “Papa Gjon Pali II”
• Bulevardi “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku)
• Bulevardi “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova)
• Rruga  “George Ë.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani)
• Bulevardi “ Dëshmorët e Kombit”


Lajmi kryesor:

Të dielën ‘Maratona e Tiranës’, dita pa makina! Rrugët ku do bllokohet qarkullimi i automjeteve


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?