Meta dhe Berisha

Marifeti i dyshes Berisha-Meta për të zbutur turpërimin nga humbja e pritshme në 14 maj, pse të gjithë do sillen si fitues

19 Prill 2023, 12:17| Përditesimi: 19 Prill 2023, 12:24

  • Share

Sondazhet e publikuara nga Report Tv kanë rezultuar në çdo palë zgjedhje të përafërta me rezultatin, fakt ky lehtësisht i verifikueshëm. Sondazhet e publikuara ditët e fundit nga Report Tv tregojnë se fitorja e Partia Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit nuk diskutohet. Por, në zgjedhjet e 14 majit do të sillen të gjithë si fitues. Pse?

Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën, edhe pse mund të dalë pa asnjë bashki, do të shpallë fitoren, pasi PL-ja është bashkuar me Rithemelimin, dhe askush nuk mund ta dijë se sa vota ka marrë Partia e Lirisë dhe sa ka marrë Rithemelimi i Berishës. Si do që të jetë rezultati, Meta do të shpallë ringritjen e LSI-së përmes PL-së, pas goditjes në kufijtë e asgjesimit në zgjedhjet e 2021.

Rithemelimi i Sali Berishës do të shpallë gjithashtu fitoren, sidomos mbi Lulzim Bashën, pasi të gjitha votat do t'i konsiderojë të Foltores, ndërsa Partinë e Lirisë si një subjekt që ka vetëm emrin. Berisha dhe Meta, si kurrë më parë po luftojnë që koalicioni i tyre të mos identifikohet me asnjë emër dhe sigël.

Partia Demokratike zyrtare me në krye Enkelejd Alibeajn, duke mos marrë pjesë në zgjedhje lokale për herë të dytë radhazi, do të shpallë si fitore të saj humbjen e Partisë së Lirë dhe Foltores bashkë. PD ka bërë një lëvizje taktike interesante, pasi duke mos marrë pjesë në zgjedhje shpëton veten nga diskretitimi, por nga ana tjetër mund të shfrytëzojë humbjen e pritshme të Metës dhe Berishës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?