Mark Frroku gjate shoqerimit ne gjykate

Mark Frroku/ PD: E liroi kryegjykatësi Rama! Populli të marrë në dorë fatet e vendit!

10 Maj 2018, 19:13| Përditesimi: 10 Maj 2018, 19:16

  • Share

Partia Demokratike ka reguar sot për vendimin e gjykatës së Fierit për të liruar ish-deputetin Mark Frroku.

Në një deklaratë për mediat, PD e ka quajtur lirimin e tij si një akt të Edi Ramës, në rolin e kryegjykatësit, në favor të mikut të tij.

Partia opozitare i ka bërë thirrje popullit që të marrë në dorë fatet e vendit dhe të ndahet nga qeveria mafioze e Ramës.

Lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze.

Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku.

Lirimi i Mark Frrokut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri!

Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!

Deklarata e Partisë Demokratike

Komento

Komente

  • Tirona: 10/05/2018 21:48

    E lirun se ju duhet qelia bosh per Salen. Ka ardh Izeti apo jo....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?