Bota

Marrëveshja e mineraleve Trump-Zelensky/ Bilalli: Ushtria ukrainase pranoi se pa SHBA, s'i mban dot territoret më se 6 muaj! Krisafi: Shërbejnë për teknologjitë e reja, kapin vlerën 7 trilionë dollarë

26 Shkurt, 21:00| Përditesimi: 26 Shkurt, 21:07

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Uashingtonin të premten për të nënshkruar një marrëveshje mbi mineralet e rralla.

Eskperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi dhe ish diplomati, Lutfi Bilalli, ishin të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, për të dhënë këndvështrimin e tyre lidhur me këtë marrëvshje.

Bilalli tha se presidenti Donald Trump ka ushtruar një presion të jashtëzakonshëm mbi Zelenksyn për arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndërsa ky i fundit po përballet me pakënaqësi edhe brenda vendit të tij. 

“Kjo marrëveshje është pritur. Ka qenë një presion jashtëzakonisht i madh personalisht i presidentit Trump dhe besoj që Zelensky nuk ka pasur tjetër zgjidhje. Bësoj që kjo marrëveshje do ketë një afërsi në raportet me liderin ukrainas, i cili që mendoj qe edhe nga partia e tij, Shpëtimi i Atdheut apo Nderi i Atdheut, kur e ka pasur një votëbesim nga parlamenti ukrainas dhe nga 226 vota të mjaftueshme për një votëbesim të tillë, ka marrë 218. Kjo do të thotë 8 kanë munguar dhe afro 40 deputetë të partisë së tij kanë abstenuar. Mendoj që Zelensky nuk është në një situatë të mirë të kursit të tij edhe partiak edhe politik ndoshta dhe shtetëror. Mendoj që e gjitha kjo ka ndikuar meqë edhe exit pollet tregojnë që ka rritje të përkrahjes së opinionit në Ukrainë. Mendoj që arritja e kësaj marrëveshje do të kurorëzojë atë që kanë kërkuar amerkanët. Amerikanët në këtë rast kërkojnë për të shpaguar atë që kanë investuar me ndihma ushtarake në Ukrainë. Edhe nga vetë komanda e ushtrisë ukrinase është cekur që pa ndihmën e amerikanëve dhe pa Starlinkun e Muskut as 6 muaj nuk mund të mbahen vijat e frontit”,- tha Bilalli.

Krisafi sqaroi rëndësinë e këtyre mineraleve që synon SHBA dhe vlerat marramendëse që kapin sasitë e mëdha të këtyre mineraleve në disa zona të Ukrainës. 

“Këto janë minerale që shërbejnë më shumë në teknologjitë e reja, në çipat, batëritë e makinave, batëritë e smarphonave. Për shembull, litiumi, që ka shumë në Ukrainë, është shumë i rëndësishëm për bateritë e makinave dhe bateritë e telefonave dhe gjithë bota praktikisht është duke kërkuar litiumin. Një nga arsyet pse ka marrëdhënie të mira Gjermania me Serbinë është litiumi, Kina është duke kërkuar litiumin në Amerikën Latine, por edhe vetë SHBA kanë zbuluar depozita shumë të mëdha litiumi brenda SHBA, kështuqë nuk ka shumë llogjikë të kërkosh minerale të tilla në Ukrainë, por aq më tepër fakti që zona e Donbasit ka qenë historikisht, që në kohën e perandorisë ruse, ka qenë shumë të famshëm qoftë për litiumin, për minierat e tyre. Vlerësohet që ka një pasuri të paktën 7 trilionë dollarë”,- u shpreh Krisafi. 

Kjo marrëveshje do t'i japë SHBA-së akses në burimet natyrore të Ukrainës, duke përfshirë mineralet e rralla, në këmbim të mbështetjes financiare dhe investimeve për rindërtimin e vendit.

Sipas marrëveshjes, 50% e të ardhurave nga shfrytëzimi i këtyre burimeve do të shkojnë në një fond të përbashkët të menaxhuar kryesisht nga SHBA-ja. Megjithatë, marrëveshja nuk përfshin garanci specifike të sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës me Rusinë.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?