Siguria brenda kampit të emigrantëve në Gjadër do të garantohet nga karabinierët italiane, ndërsa përreth tij nga policët shqiptarë. Burimet i thanë Report Tv se në Drejtorinë e Policisë së Lezhës do të ngrihet një strukture e posaçme me rreth 80 efektivë policie dhe disa oficerë. Ata do të koordinojnë punën me palën Italiane për të garantuar sigurinë në ambientet përreth kampit të refugjatëve në Gjadër.
Struktura e posaçme në Policinë e Lezhës pritet të jetë gati me nisjen e zbatimit të marrëveshjes të nënshkruar mes dy qeverive asaj shqiptare dhe Italiane.
Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 Shtator, kur do vinin dhe refugjatët e parë, por për shkak të vonesave në punime, hapja është shtyrë pa afat.
Më herët autoritetet italiane kishin shpërndarë edhe një rregullore etike apo sjelljeje për efektivët dhe punonjësit, ku binte në sy ajo e mosafrimit me gratë shqiptare, karakterin e vendasve, si dhe sjelljen në lokale apo bisedat, sepse shumica e shqiptarëve dinin italisht.
Tash e ka hangër dreçi deri sa policët Shqiptarë dotë jenë pjesë e ruajtjes së Kampit! Dotë lulëzojë droga, prostuticioni,korrupsioni që policët tanë dinë mirë ta bojnë.
Përgjigju