Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në Gjadër të Lezhës nis ndërtimi i kampit (VIDEO)

29 Mars, 11:37| Përditesimi: 29 Mars, 14:22

  • Share

LEZHE- Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv e publikuar në shqiptarja.com punimet janë në fazë fillestare.

Qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës duhet të jenë gati më 20 maj, kohë kur pritet që të mbërrijnë edhe emigrantët e parë të kapur në det nga autoritetet italiane.

Ata do të priten në një strukturë në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në kampin e Gjadrit. Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla e më pas godinat.

Në hyrjen e fshatit Gjadër tashmë ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen edhe për sigurimin e ujit të pijshëm,por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.

Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit do të jetë pritja e 36 mijë refugjatëve. Emigrantët do të qendrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 29/03/2024 14:40

    Antishqiptari Rama duhet te vdese!As shkaterrimtari i shtetit shqiptar Berisha nuk e ka shitur shqiperine si Rama!

    Përgjigju
  • Vitamina: 29/03/2024 12:41

    Mendoj duhet te ndertohet dhe nje qender shendetesore provizore pasi mund te jene shume semundje nga zona shtete te treta , duhet gjithashtu nje qender shendetesore dhe vaksinim dhe paisje me cerfitifikate vaksinash per te gjithe tre mije banoret e rinj emigrant nga Italia qe i sjellin pra tju hapen kartelat “extra temporary” dhe te vaksinohet ata qe nuk kane historik vaksinimi!

    Përgjigju
  • Mirditor: 29/03/2024 12:25

    Ka qytete, fshatra e fusha Italia sa te dush bosh. Nuk e duam kampin e te huajve ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?