VIDEO/ Marrëveshja me Italinë për emigrantët, nis puna për ndërtimin e qendrës së pritjes në Portin e Shëngjinit

3 Prill, 10:34| Përditesimi: 3 Prill, 14:17

  • Share

LEZHË- Në Portin e Shëngjinit ka nisur puna për ndërtimin e qendrës për pritjen e emigrantëve, pas nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë italiane. Report Tv sjell pamjet nga punimet, ku siç shihet është rrethuar zona ku do ndërtohet qendra pritëse. Punëtorë e mjete ndodhen në terren prej dy ditësh, ndërsa përmes këtyre pamjeve dallohet se punimet janë ende në fazën fillestare. Fillimisht është rrethuar vendi i përcaktuar brenda portit për ngritjen e qendrës pritëse, e më pas do të nisë puna për ndërtimin e saj.

Investimi po realizohet me fonde të Qeverisë Italiane, e po kështu edhe mbikëqyrja e punimeve po bëhet nga ata. Sipërfaqja e përcaktuar për ngritjen e qendrës pritëse për refugjatet dhe prezenca e tyre aty nuk do të cenojë punën e portit të Shëngjinit.

“Sipërfaqja e kërkuar nga pala italiane është diku te 3900-4000 mijë metër katrorë brenda territorit të Portit. Diku 10 ditë ka që pala italiane ka bërë vetëm rrethimin e zonës që ne u kemi dhënë në përdorim. Sipërfaqja që u kemi dhënë nuk na pengon ne në përpunime apo aktivitetin që ka Porti i Shëngjinit. Diku nga fundi i majit ose mesi pritet që të vijnë emigrantët e parë”, tha për mediat Sandër Marashi, drejtori i Portit Shëngjin.

Krahas qendrës pritëse në Portin e Shëngjinit, punimet kanë nisur edhe në Gjadër të Lezhës, për dy kampet për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes të nënshkruar mes dy vendeve, refugjatët e parë pritet të mbërrijnë në vendin tonë nga 20 maji.

Kjo qendër që po ndërtohet në Portin e Shëngjinit, do të shërbejë për pritjen e emigrantëve, ku do të qëndrojnë në karantinë për 48 orë dhe më pas nga aty, ata do të transportohen me autobusë rreth 35 km në kampin e Gjadrit. 

Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit do të jetë pritja e 36 mijë refugjatëve. Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/04/2024 01:07

    Shume faleminderit z.Rama qe na e ktheve vendin ne landfill njerezish!

    Përgjigju
  • beni: 03/04/2024 17:53

    populli i lezhes te ngrihet dhe te prishe kete kamp qensh,,qe do na demtoje turizmin ne shqiperi...

    Përgjigju
  • Or tej: 03/04/2024 15:19

    Kush e kapi tenderin per ndertimin e kampit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?