Pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreun e Partisë së Lirisë për zgjedhjet vendore, Sali Berisha tha se ky bashkëpunim do i çojnë në fitoren e sigurt jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.
“Ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri. Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë.
Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve, për t’i dhënë Tiranës, një parlament të fuqishëm, të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës.
Por, me fjalë të tjera, për të arkivuar në mënyrë figurative, në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, deri më sot, Erion Velinë, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj, i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale.
Me vjedhjet e tij monstruoze, me mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe shndërrimin e Tiranës në një nga 10 qytetet më të pista të botë, të klasifikuar së fundmi nëpërmjet ndërtimeve me katet pa leje, me dendësinë e popullatës, me shndërrimin e kryeqytetit në qytetin me pozicionin e 250-të në shërbimin shëndetësor, Erion Velia ka qindra motive të shkojë aty ku e ka vendin.
Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt edhe protezhenë e Erion Veliajt, Edi Ramën", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Vendoret/ Meta-Berisha nënshkruajnë marrëveshjen: Kandidatë të përbashkët, Partia e Lirisë merr krerët e Këshillave kudo ku është vendimtare (DOKUMENTI)
SI.E.//ReportTv.al