Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, kosto të larta e burokraci! Italia sheh si mundësi videokonferencat për shqyrtimin e kërkesave për azil

29 Nëntor 2023, 14:48| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 17:57

  • Share

Kosto shumë të larta, afate kohore shumë të shkurtra dhe vështirësi të pakapërcyeshme organizative.Prandaj, që të funksionojë marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë, qeveria italiane po mendon videokonferencat. Pra, seancat dëgjimore para komisioneve të azilit dhe seancat dëgjimore para gjyqtarëve për apelimet e mundshme të emigrantëve, ndoshta edhe seancat dëgjimore me avokatët mbrojtës do të zhvillohen online.

Një hipotezë që sigurisht është më praktike se lëvizjet e vazhdueshme të komisioneve, gjyqtarëve, avokatëve, forcave të policisë; por vendosmërisht penalizuese për emigrantët, të cilët sapo të shpëtohen në det nga anijet ushtarake italiane, do të dërgohen direkt në qendrën e emigrantëve, që  Italia do të ndërtojë në Shqipëri pas nënshkrimit të protokollit mes kryeministrit Giorgia Meloni dhe Edi Rama.

Një proces penalizues

Pa ditur gjuhën, procedurat dhe as të drejtat e tyre, ata që mbërrijnë pas muajsh torture dhe udhëtimi në det, vështirë se do të jenë në gjendje të përfaqësojnë si duhet veten e tyre përmes video konferencave, edhe sikur të jenë në prani të ndërmjetësve.

Por ky është projekti për të cilin po punojnë teknikët e ministrive të emëruar nga Palazzo Chigi për të hartuar projektligjin për ratifikimin e protokollit, i cili do të duhet të miratohet nga këshilli i ministrave në një nga seancat e ardhshme dhe më pas do të kalojë për diskutim në dhomën e deputetëve ku opozita është gati të luftojë.

Ekstraterritorialiteti

Sipas interpretimit të qeverisë, projektligji do të duhet të sanksionojë edhe atë që ministri i Brendshëm Piantedosi e përkufizon si “një lloj ekstraterritorialiteti” të dy zonave të Shqipërisë që qeveria e Ramës ka vënë në dispozicion dhe në të cilat, brenda qendrave, ligji italian dhe ai europian duhet aplikuar. Gjithashtu konfirmohet ideja e krijimit në të njëjtën strukturë të një zone të rezervuar për ndalimin e azilkërkuesve që vijnë nga vende të sigurta, të cilët do të duhet të marrin një përgjigje për kërkesën e tyre për azil me procedurë të përshpejtuar në 28 ditë, një zonë për një Qendër të Përhershme riatdhesimi në të cilën ata që, pasi kanë marrë një refuzim të lejes së qëndrimit, do të duhet të  transferohen për një periudhë maksimu prej 18 muajsh para se të riatdhesohen./La Repubblica

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Domi: 29/11/2023 20:51

    Ti marre piktori ne Surrel se vetem ai i do. Na mori ne qafe i semuri.

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/11/2023 18:55

    Italianet jane shpresa jone se ne Shqiperi asnje media dhe asnje politikane nuk flet nga frika. Keto jane burgje qe do ndertohen dhe njerez do mbahen brenda ne kundershtim te hapur me te drejtat e njeriut. Shikoni se cfare ju bejne shqiptareve ne Angli ne keto qe Rama i quan kampe me standarte Evropiane.

    Përgjigju
  • Nexho shaban nexhi: 29/11/2023 18:19

    Pse nuk i merr piktori tek shtepija e tija?

    Përgjigju
  • Agron: 29/11/2023 17:29

    E nxorret koken e ,edhe pak dhe na i leni neve ne det dhe na thoni beni cdoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?