Marrëveshja për detin/ Idrizi për Report Tv: Shqipëria të mos lëshojë më pe ndaj Greqisë (VIDEO)

6 Shtator 2020, 14:24| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 14:50

  • Share

Dy ditë më parë ai ia shprehu edhe Presidentit Ilir Meta shqetësimin për deklaratat e Greqisë se do të zgjerohet 12 milje në detin Jon.

Për kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi Shqipëria është në pozita të vështira përballë Greqisë, pasi mungojnë garantët e sovranitetit siç është Gjykata Kushtetuese. Akuza hedh ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas Idrizit po vepron në dëm të interesave të vendit.

“Është e papranueshme dhe në dëm të interesit dhe integritetit kombëtar pranimi nga qeveria shqiptare i deklaratave të Greqisë se do të zgjerohet me 12 milje. Dhënia me fuqi të plotë i dy ishujve  do të na kushtojë kur të rinisim negociatat për zonat ekonomike, sepse vërtet Greqia nuk do të na hyjë kodra pas bregut siç thotë kryeministri mbi ne, por do të jenë kufiri fundor nga i cili do nisen për të përcaktuar zonat ekonomike dhe prapë Shqipëria do të ngushtohet”,  tha Idrizi.

Sipas Idrizit, qeveria shqiptare ka lëshuar pe vazhdimisht ndaj palës greke, për shkak të vetos që e kjo e fundit i vendos integrimit të Shqipërisë.

“Nuk mundet cdo autokrat që do të rrijë në pushtet të thotë që unë do lëshoj detin dhe territorin përballë vetos greke. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe gëzon statusin e vendit kandidat. Dhe mesa di unë Shqipërisë i janë vendosur 15 kushte të tjera. Marrëveshja me Greqinë nuk është kusht për integrimin” shprehet kreu i PDIU për Report Tv.

Skeptik shprehet edhe për ekipin negociator ndërsa zbulon disa prej emrave që do duhet të jenë këshilltarët e Ramës për çështjen e  marrëveshjes së detit.

“Shqipërisë i kanë mbetur ende burra që janë edhe diplomatq të shkëlqyer, por kanë edhe memorien institucionale dhe shtetërore si Shaban Murati, Ksenofon Kristafi, Pëllumb Xhufi dhe Myslym Pashaj duhet të ishin  sot këshilltarët më të  mirë të kryeministrit Rama”, rekomandon Idrizi.

Deklaratat e ministrave grekë janë të papranueshme thotë Idrizi dhe se të vetmet cështje që duhet të diskutohen janë Camëria dhe heqja e ligjit të luftës.

VIDEO/Intervista e plotë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qifi: 06/09/2020 18:54

    O çomo o kokrra legenit

    Përgjigju
  • Shqiptari: 06/09/2020 14:37

    Pse nuk foli Idrizi kur ia fali Sala me Lulushin detin? Çam i ndyre, te shkel hijen, i pabese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?