Marrëveshjet në ‘Open Balkan’, Zusi: Ne do të jemi përfitues më të mëdhenj se dy vendet e tjera të rajonit! Rrapaj: Sektori i ushqimit është i avantazhuar, hiqen një sërë pengesash

22 Dhjetor 2021, 12:57| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 13:12

  • Share

Pesë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e Tiranës të Open Balkan për tregun e lirë të punës, identifikimit elektronik të qytetarëve, bashkëpunimin në fushën e veterinarisë e të sigurisë ushqimore do të japin efektet që në janar të vitit të ardhshëm. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi dhe kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj thanë në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv se me nënshkrimin e 5 marrëveshjeve vendi do të ketë shumë përfitime ekonomike. Zusi e cilësoi si revolucion ekonomik, duke shtuar se do të ndodhe një zhvillim i vrullshëm në të gjitha industritë agropunuese, pasi tashmë do të punonjë në një treg më të zgjeruar.

‘Një vullnet për të pasur një qarkullim të ri, veçanërisht të mallrave. Shprehja që mua më ka ngelur në mendje ishte shprehja e kryeministri se objektivi i kësaj lëvizje është që mallrat të nisen nga një kompani në një shtet tjetër të shkojnë në një shtet tjetër njëlloj siç shkojnë brenda qyteteve. Nëse kjo do të realizohej do të ishte një revolucion ekonomik e tre shteteve tona. Në bazë të përllogaritjes i bie që GDP të rriten me 1/3 që ato kanë. Më këtë marrëveshje përfituesi i madh i bizneseve janë bizneset e vogla, në secilin shtet. Në vlerë absolute përfituesit më të mëdhenj do jemi ne nga hyrja në treg e operatorëve të vegjël dhe të mesëm. Shumë më ta avantazhuar jemi ne sepse fusim një kategori më të madhe biznesi. Në vija të përgjithshme është avantazh, për mua ky është një revolucion. Do ndodhë një zhvillim i vrullshëm i të gjitha industrive tona agro punuese, pasi më parë kanë qenë për të punuar në një treg të vogël, në momentin që hapet hapësira, unë jam i bindur se ne do jemi përfituesit e mëdhenj. Ne do jemi përfitues më të mëdhenj se dy vendet e tjera të rajonit.’- tha Zusi.

Nga ana tjetër kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj, tha se me këtë nismë sektori i ushqimit do të jetë i avantazhuar dhe do të hiqen një sërë pengesash.

'Nisma është e mirëpritur nga ana jone dhe sektori i ushqimit është i avantazhuar, dhe hiqen një sërë pengesash. Duke pasur në këtë këndvështrim sasia do të rritet dhe kostoja do ulet. Ne kemi një avantazh duke hapur tregun rajonal. Jemi të disavantazhuar tek vreshtaria tek bimë e arave, ushqimet e blegtorisë, këto janë sektorë ku ne duhet të rievolojmë veprimtarinë tonë, në mënyrë që të afrohemi sa më shumë me rajonin. Jemi të avantazhuar tek peshkimi dhe agrikultura. Të gjithë operatorët krijojnë një situatë më të favorshme në bizneset e tyre. Tek bimët medicinale jemi sërish të avantazhuar dhe nuk kemi asnjë problem lidhur me prodhimin apo konkurencën. Edhe në agroturizëm jemi të avantazhuar. Ne eksportojmë perime, që zënë peshën kryesore, në vendet e rajonit të cilat deri më sot kanë hasur në probleme burokratike që këto marrëveshje i heqin. Edhe për frutat dhe agrumet krijohet një klimë mjaft e favorshme.’- tha Rrapaj.

MARRËVESHJET E FIRMOSURA:
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?