Marrëzia e fundit e Berishës

3 Dhjetor 2021, 20:31| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 20:35

  • Share

Ish-kryeministri Berisha ndërmori sot ndoshta një nga sulmet më të pamenduara qoftë edhe nga një ateist i shpallur, nga një komunist, nga një ithtar i largqoftit, teksa mori përsipër të gjykojë se cilit ia pranon Zoti lutjet e cilit jo.

Ky sulm, që do të turpëronte këdo që beson se nuk rrjedhim nga majmuni, mund të konsiderohet si kështjella më e fundme që Berisha nuk e kishte prekur, të paktën publikisht.

Dhe duke tentuar edhe rolin më të pamenduar, atë të vetëpërcaktimit se kupton kujt i pranohen lutjet para Zotit, është e kotë të habitemi se si ai nuk e ka problem të sajojë shpifje lidhur me këdo, duke i sulmuar si të paguar nga kundërshtari i tij në parti.

Në fakt, pikërisht kjo gjuhë, që nuk prek vetëm ata që besojnë, por këdo qytetar që beson se fuqia e demokracisë është te pranimi i mendimit të tjetrit që nuk mendon si ty, është edhe gjuha që rrezikon jo vetëm PD-në, por edhe demokracinë, pasi ky model e rikthen një parti në shinat e diktaturës, ku kushdo që mendonte ndryshe linçohej, i bëhej gjyq publik.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bureto: 04/12/2021 20:18

    Nese PD dhe pëdëistet e qorrollepsur që e ndjekin pas nuk ndahen me te para 11 dhjetorit, Partine Demokratike e pret nje fund i keq me perfundim te paparashikuar per te ardhmen e saj. Le te behet Kuvendi i 18 dhjetorit, me qe doni kuvend, sigurisht duke respektuar procedurat statuore. Nese aty nga ju delegatet, kerkohet largimi i Bashes, por jo se do Saliu, se ne fund te fundit, ai ua solli dhe e mbajti deri diten qe i dha munxet, me hir apo me pahir kjo pak rendesi ka. basha do duhej te jepte doreheqjen qe mbas humbjes se 25 prillit, nuk e beri ia beri vetes, por edhe kjo nuk do kishte ndodhur. Juve u paraqiten disa alternative dhe nen hijen e idhudhit tuaj prape hijen e tij votuat.Ja tani, ky ishte rezultati. Pra largojeni Bashen dhe po aty filloni nga puna per reformimin e saj, quajeni po deshet rinritje. Po te isha une ne pozicionin tuaj do ta beja pa ngurim. Berishen per te miren tuaj abandonojeni. Po nuk e bete sot, do te pendoheni e zhgenjeheni keq neser.Lejeni Berishen ta marre Zoti se ai i mbaruar se i mbaruar eshte, pavaresisht se ju me entusiazmin tuaj e beni te besoje se eshte Herkuli. Dhe me kë pa, me Fuqine Planetare, sic e kaquajtur vete ai kur ia ka dashur interesi, por edhe per faktin se SHBA jane aleati yne me i madh strategjik qe e kemi patur dhe do ta kemi mbeshtetje edhe ne sfidat e se ardhmes. Historise dhe kurtheve te saj askush nuk mund t'i shmanget, por duhet t'i perballe. Ne si popull i vogel dhe i varfer as e kemi patur ndonjehere dhe as e kemi ate fuqi. ShBA-te kane nje shekull që e kane bere. Ndaj marrezi më të madhe se kjo e Berishes keto tre muajt e fundit, nuk mund te imagjinohet. Demokrate zgjohuni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?