Martinelli 'hero', Arsenali thyen 'dhelprat' dhe vijon i qetë në krye! Dortmund bën detyrën, kalon Bayern-in në renditje (VIDEO)

25 Shkurt 2023, 18:12| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 19:22

  • Share

Arsenal ka marrë një fitore tejet të vyer në javën e 24 të Premier League edhe pse me rezultatin 0-1. Londinezët që luftojnë për kampionat kanë mposhtur Leicestër në fushën e ‘dhelprave’ falë golit të realizuar nga Gabriel Martinelli në pjesën e dytë.

Braziliani pas një asisti të Trossard hyri në zonë dhe nuk gaboi përballë portierit Ward, duke siguruar 3 pikët për skuadrën e Arteta-s.

Me këtë fitore ‘Topçinjtë’ e çuan në 5 pikë diferencën e pikëve me Manchester City-n ndjekës.

Përmbledhjen e ndeshjes mund ta shihni këtu.

Ndërkohë në Bundesligë Dortmund ka kapur vendin e parë pas fitores minimale 1-0 në transfertën e Hoffenhaim. Për verdhezinjtë goli deçiziv erdhi në pjesën e parë ngë Julien Brandt.

Si pasojë e fitores Dortmund pas 22 javësh kampionat kryeson Bundesligën me 46 pikë, 3 më shumë se Bayern Munchen ndjekës dhe po aq nga Union Berlini i vendit të tretë. Bayern-Union Berlin është supersfida e javës së 22 që luhet të dielën.

Përmbledhjen e ndeshjes mund ta shihni këtu.

Sakaq edhe Leipzig mori një fitore të rëndësishme për zonën Champions duke mposhtur 2-1 Eintracht Frankfurt. Golat për vendasit u realizuan nga Werner dhe Frosberg.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?