Krahas rrugëve nacionale dhe kombëtare që përshkojnë Lezhën, aksidentet rrugore nuk kanë munguar as në qytet, ku në pjesën më të madhe të rasteve ka qenë pakujdesia e këmbësoreve të cilët ndërpresin rrugën jashtë vijave të bardha të përcaktuara për kalimin e tyre.
Kjo situatë e krijuar ka vënë në lëvizje Bashkinë e Lezhës e cila po izolon trotuaret me kangjella. Puna ka nisur me segmentet me problematike në qendër të qytetit dhe pranë shkollave, ku rruga ndërpritet vazhdimisht nga këmbësoret për të vijuar më pas në të gjithë qytetin.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj thotë se nuk do të lejohet asnjë biznes që të hapë rrugë kalimi.
Pavarësisht përmirësimit të sinjalistikës rrugore, respektimi i saj mbetet problem në qytetin e Lezhës, pasi vetë këmbësoret dhe drejtuesit e mjeteve bëhen shkak i trafikut të rënduar.
Mendoj se hekurat janë për të burgosurit dhe jo për “edukimin” e qytetarëve. Ka plot mënyra dhe forma shumë efikase për të mësuar dhe edukuar qytetarët në përdorimin e rrugëve gjatë lëvizjes nëpër qytet. Në të dy anët e shëtitores gjatë lumit Drin,janë vendosur të njëjtat”kangjella” si dhe në qytet;rreth 3000 ml gjatësi. Në shëtitore lëvizin vetëm këmbësorë dhe ndonjëherë ndonjë biçiklist. Me këte dua të them që hekurat nuk janë fare në vendin e duhur,përkundrazi,krejtësisht të panevojshëm.Mendoj se do të ishte mirë që të ishin mbjellur ligustra të thjeshta (të gjelbërta),ose akoma më bukur,me ngjyra. Këto,jo vetëm do të jenë funksionale,më mirë se hekurat,por do ti jepnin shumë bukuri e gjallëri ambietrit. Kësisoj do të kishte shumë përfitime .
Përgjigju