Orges Bilbili, Anterio Kaloshi dhe Laert Haxhiu

Masakra e Lushnjës në 2017, GJKKO dënon me burg përjetë Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin! Rrëzohet akuza për atentat ndaj Xhulio Shkurtit

25 Janar 2022, 18:13| Përditesimi: 25 Janar 2022, 19:46

  • Share

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017. Ndërkohë GJKKO ka rrëzuar akuzën për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, pasi akuzat ishin të pabazura në prova. Për Laert Haxhiu, i cili vijon të jetë në kërkim për të njëjtën akuzë, hetimi është pezulluar, dhe në bazë të Kodit të ri penal rinis procesi në mungesë pas një viti.

Bilbili dhe Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili dhe Kaloshi akuzohen për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit' si dhe 'Prishja e qetësisë publike'.

Kujtojmë se Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht 2020, pasi bashkë me disa persona të tjerë kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotel 'Volorekës' në Pogradec, ndërsa ishte shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës. Ndërkohë Orgest Bilbili u kap në 10 prill 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici, pasi tentoi të largohej.

Si ndodhi ngjarja
Për masakrën e Lushnjës bashkë me Bilbilin dhe Kaloshin, akuzohet edhe një person i tretë Laert Haxhiu i cili vijon të jetë në kërkim nga policia. Sipas hetuesve shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ai arriti t’u shpëtoi plumbave në lokal pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët, ndërsa viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Kush është Orgest Bilbili
Në tetor 2019, Orgest Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali. Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.

Vendimi i gjykatës për Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

'1.Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”  parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

1.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Orgest Bilbili me burgim të përjetshëm.

1.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Orges Bilbili, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

2. Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”  parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

2.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

2.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Anterio Kaloshi me burgim të përjetshëm.

2.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Anterio Kaloshi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

3.Në bazë të nenit 190 gërma të K.Pr.Penale,  lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve gjykata disponon si më poshtë:

- CD-të ku janë dokumentuar të dhënat në rrugë elektronike të kompanive telefonike mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.

- Një automjet tip autoveturë e djegur me targa AA 726 PC, të asgjësohet.

- Armë zjarri tip automatike me numra 083191, 01331-83 dhe 07725 gjithësej 3 copë të asgjësohen.

Në bazë të nenit 190 gërma a) të K.Pr.Penale,  konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale:

- Një armë zjarri pistoletë Nr. 758440,66 1962, e viktimës Zamir Latifi të konfikshet dhe kalojë në favor të shtetit.(7 fishekët e kësaj arme sipas aktit të eskprtimit nr. 11309 datë 20.10.2017 janë përdorur gjatë ekspertimit).

- 41 gëzhojat dhe dy predhat të ruhen në kartotekën balistike të I.P.SH.

4. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loti: 25/01/2022 21:00

    Amin o zot, shyqyr ja bet bam. Nuk dueht mjerimi i tjetrit per te te ber te lumtur po sa dhimbje kan shaktuar kto njerz, e sa shume dhimbje do ishe evituar nqs sheti zbatonte ligjet.

    Përgjigju
  • Enveri: 25/01/2022 20:54

    Çojini në burgun e Peqinit,do i presin me lule...

    Përgjigju
  • Gripi: 25/01/2022 20:34

    Qenka zgjuar Spaku, me ne fund nje denim i hajrit per disa killera qe meritojne varjen. Disa denime te ketilla dhe soji i ketyre montrave do rrallohet. Tani futini dhe dy vite ne 41 Bis qe te degjenerohen si e meritojne. Ate killerin tjeter Laert Haxhiun asgjesojeni ne aksion qe dhe Lushnja te gjeje pak paqe.

    Përgjigju
  • Latif: 25/01/2022 20:11

    Nuk e di kan lidhje apo jo por njerez me keto mbiemra jan masakruar nga banda e lushnjes

    Përgjigju
    • Latif 2: 25/01/2022 21:05

      Ata jane familjaret e tyre por u bene me keq se banda e lushnjes qe ju vrau familjaret. U bene vrases me pagese te paparashikueshem dhe hakmarrja i verboi. I genjeu mendja e vogel se nuk do i kapnin. pssi i mbeshteste dikush ne polici. Denimin e perjetshem e kane pak, duhen varur.

  • Loran shehu: 25/01/2022 19:01

    Vendim skandaloz qe duet hedhur posht nga gjykatat e tjera selee ja denuar thjesht me opinion

    Përgjigju
    • Dash labi: 25/01/2022 20:56

      Jan filmu te benzinato e taullaut duke i hip benzit at dit qe u be atentati,benzit gri e w211

    • @Loran Shehu: 25/01/2022 20:30

      Po pra opinioni i vrau ata ne lushnje. Opinioni vrau ate te mjerin qe pinte kafe dhe se thjesht kerkonte drejtesi keta pisa e masakruan. Ik meso te shkruash o analfabet pastaj coji cigare ne burg ketyre kermave.

    • Lepurilep: 25/01/2022 20:25

      Tu denu cuna te ri me burgime te perjetshme, te ishte ai rang krimineli ai do i gjunte Policit diten qe e kan arrestuar. Aty te fmia e keni hak ju. (Nuk i njoh kto as skam lidhje)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?