Viktima dhe autori i krimit

Masakroi gjyshen duke e qëlluar 13 herë me thikë/ Redmond Gruda merret i pandehur, rrezikon burgim të përjetshëm

2 Shtator 2019, 19:15| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 19:18

  • Share

Redmond Gruda, i riu që një vit më parë ekzekutoi me thikë gjyshen e tij 81-vjeçare Floresha Gruda, është marrë i pandehur nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe çështja penale kundër tij tashmë ka përfunduar në gjykatë. Gjatë fazës së hetimit autori Gruda mësohet të ketë shfaqur pendesë por kjo tashmë nuk i vlen askujt, pasi Redmond Gruda ka shumë gjasa që të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai ka qëlluar mbi 13 herë me thikë gjyshen, duke e lënë të vdekur në vend.

 Dinamika e krimit është zhvilluar në dhomën e saj të gjumit. Sipas prokurorisë, e moshuara u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, ndërsa kishte plagë në kokë, qafë, krahë dhe duar, të shkaktuara me mjet prerës (thikë). Ndërsa në tualet u gjeten rrobat, një çantë, si dhe një thikë e këputur, që dyshohet të jetë arma e krimit. Pas kryerjes së krimit, 21-vjeçari autor i krimit ka tentuar të prishë provat në vendngjarje.

Redmond Gruda ka larë rrobat që i kishte bërë me gjak, ka copëtuar thikën dhe ka gënjyer në polici duke thënë se kishte gjetur derën hapur kur kishte mbërritur ne shtëpi,duke lënë të kuptohet se krimin e kishin kryer persona të tjerë. Por pas hetimeve të kryera dhe përgjimeve të realizuara, policia dhe prokuroria kanë mundur të identifikojnë autorin e vrasjes së gjyshes së tij, Floresha Gruda. Pavarësisht se vetëm 21- vjeç, Gruda është një personazh i njohur për Policinë në Durrës, pasi është person me precedentë të mëparshëm penalë. Mësohet se Redmond Gruda është dënuar edhe dy herë të tjera për plagosje,ku krimin e parë e ka kryer kur ishte vetëm 11 vjeç. Tashmë pritet që në muajin shtator ai të dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda, për tu gjykuar lidhur me vrasjen e gjyshes së tij 81-vjeçare.

Komento

Komente

  • Cudira: 03/09/2019 06:32

    Ky vret 1 denohet me burgim te perjetshem kurse ai cuni fort i asaj ish aktores/deputetes vret 4 dhe denohet vetem ca vite hahhaha per te qesh dhe qare njekohesisht

    Përgjigju
  • MirJa Bon: 02/09/2019 19:49

    Esht mir qe personazhe te tille ti shfarosesh nga qarkullimi.

    Përgjigju
  • Populli: 02/09/2019 19:49

    Pse i ushqeni me taksat tona keto mostra. Burgim i perjetshem dmth ta mbash dhe ta ushqesh. Kur ky masakron gjyshen qe e ka perkedhelur kur ka qene i vogel. Apo i harroi ky moster ato te mira qe ka parur nga gjyshja..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?