Kronikë

Masat e shtrënguara anti-COVID, mbi 13 mijë qytetarë nga Kosova janë dyndur drejt Shqipërisë në tre ditët e fundit

10 Prill 2021, 11:29| Përditesimi: 10 Prill 2021, 12:02

  • Share

Mijëra qytetarë nga Kosova janë dyndur drejt Shqipërisë, pasi Kosova gjendet në masa më të ashpra për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në tre ditët e fundit, mbi 13 mijë kosovarë kanë vizituar Shqipërinë.

Mëngjesin e se shtunës u shënuan radhë të gjata të mjeteve në pritje për të hyrë në vendin tonë ndërsa po punohet me procedure të shpejtë. Mësohet se deri më tani kanë kaluar rreth 6 mijë qytetare të Kosovës.

Radhë të gjata automjetesh, shqiptarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë për fundjavë, i 'shpëtojnë' edhe masave të Qeverisë 'Kurti'

Kufizimet e shumta dhe mbyllja e njësive tregtare dhe ato të shërbimeve në Kosovë janë edhe shkaku i këtij fluksi për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?