Foto nga Vjollca Braho në Kurbin

Masat kundër COVID-19, inspektohen nga Braho fasonet në zonën e Kurbinit (FOTO)

30 Prill 2020, 17:17| Përditesimi: 30 Prill 2020, 17:27

  • Share

Kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho e shoqëruar nga kryeinspektorja e Drejtorisë Rajonale Lezhë, Laureta Prendi ka inspektuar nga afër masat e marra sipas protokollit të kuq për fasonet në zonën e Kurbinit.

Nga inspektimet nuk janë konstatuar shkelje përsa i përket masave për mbrojtjen nga COVID-19. Braho ka vlerësuar masat e marra në fasoneri që nga tuneli dezinfektues ku kalojnë punonjësit, masat mbrojtëse të tyre, distancimin social prej 2m dhe dezinfektimin e vendeve të punës, ku rezultoi zbatimi me korrektësi i protokollit të kuq për fasoneritë.

Po ashtu ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të rregullave.

Kujtojmë se dy fasoneri janë kthyer në vatra të COVID-19, pesë në Krujë dhe një në Tiranë.

Masat kundër COVID-19, inspektohen nga Braho fasonet në zonën e Kurbinit
5/4
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?